Pamje skandaloze/ Rruga drejt Kalasë dhe Spitalit në Lezhë e mbushur me mbeturina! (VIDEO)

Një qytetar ka denoncuar gjendjen shqetësuese të ndotjes në qytetin e Lezhës, konkretisht në rrugën që të çon drejt Spitalit dhe Kalasë. Sipas tij, zona është mbuluar nga mbeturina të shumta, duke krijuar një pamje të papranueshme dhe një problem serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.
Në mesazhin e tij për Piranjat news, qytetari shpreh indinjatën për mungesën e ndërhyrjes nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se, megjithëse paguhen taksa për pastrimin, situata mbetet e pandryshuar.
“Sot në Lezhë, sipër rrugës së Spitalit, tek rruga e Kalasë, ne paguajmë për pastrimin e mbeturinave, por shteti nuk vendos dorë,” thuhet në denoncim.
Ai shton më tej se është e padrejtë që qytetarët të vazhdojnë të paguajnë për një shërbim që nuk ofrohet siç duhet, ndërsa zona mbetet e mbushur me mbetje.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet lokale për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave konkrete për të parandaluar përsëritjen e kësaj situate./Piranjat news
Lexo edhe
AKTUALITET
U fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët, arrestohet 28-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Fshati Verbas në Patos zhytet në errësirë, rrjeti energjetik i amortizuar prej vitesh

Myk, dritare të mbyllura me kartona/ Zyrat e identiTek në Shkodër në gjendje skandaloze si në mesjetë

32-vjeçari u plagos me thikë pas sherrit në Vlorë, shpallen në kërkim tre persona

Zbulohet “shtëpia e barit” në Shijak/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe punonjësi i OSHEE-së





