Humbje për artin shqiptar ndahet nga jeta aktori i njohur Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit.
I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal. Ai u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.
Përveç skenës së estradës, Shkurti mori pjesë edhe në disa prodhime të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për jetën artistike dhe kulturore të Pogradecit. Ilir Shkurti do të kujtohet gjithmonë si një artist i talentuar dhe një shpirt i gjallë që solli buzëqeshje dhe ngrohtësi në skenën e qytetit të tij.
Lexo edhe
AKTUALITET
Kapet pas 1 muaji 44-vjeçari shqiptar që grabiti bazilikën në Bolonja të Italisë

Detaje/ Mbesa gjen të pajetë gjyshin e saj në shtëpi, mësuesi 67-vjeçar jetonte i vetëm

Dështon harta gjyqësore për Elbasanin, avokatët japin alarmin: S’ka drejtësi

U komandua pas arratisjes së Altin Ndocit, ndërron jetë drejtori i burgut të Durrësit, Etmond Llabani

VIDEO/ Uji i pijshëm kthehet në baltë në Babrru, pamjet nga banorët ngrenë shqetësimin

Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?

Nuk plotësonte standardet/ Bllokohen mbi 7 ton djathë lope, mbyllet aktiviteti baxhos

Fundjava me diell, krijohet trafik i rënduar në Vlorë





