AKTUALITET
Paraardhësi ndërroi jetë, emërohet drejtori i ri i burgut të Durrësit

Serjan Mazrreku është emëruar drejtor i ri i burgut të Durrësit.
Mazrreku ka eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, ndërsa aktualisht është edhe anëtar i këshillit drejtues të Portit të Durrësit dhe ushtron profesionin e avokatit.
Më herët ka drejtuar për rreth 8 vite Njësinë Administrative nr. 6.
Prezantimi i tij u bë nga Adriatik Kupi, në kuadër të ndryshimeve në drejtimin e institucioneve të vuajtjes së dënimit.
Mazrreku zëvendëson në këtë detyrë Edmond Llabanin, i cili ka qenë i komanduar si drejtor i Burgut të Durrësit që prej 15 janarit dhe ndërroi jetë në fillim të këtij muaji, pas një sëmundjeje të rëndë.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
SPAK aksion në Tiranë, kontrolle në disa 'Call Center-a', punonjës policie të përfshirë në veprimtari

Gjyqi i Laert Haxhiut/ Mbrojtja kërkon 60 dëshmitarë, mes tyre babanë e Noizyt dhe Cllevion

Tragjike! 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së binjakëve

Probleme me sistemin në palën greke, krijohen radhë të gjata në Kakavijë

Zbulohen 4 raste të lojërave të fatit në Tiranë, 5 në pranga, 2 në kërkim

U kapën 60 kilogramë kanabis dhe armë zjarri, zbardhen emrat e 15 të arrestuarve

Humb jetën i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit, zbulohet shkaku

Jep dorëheqjen kreu i IMT-së në Durrës, Ilir Ngresi





