Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin ka reaguar Qeveria shqiptare. Autoritetet e sigurisë në vend theksojnë se nuk kanë marrë informacione të tilla dhe e cilësuan njoftimin si hamendësim.
Ditën e sotme, ambasada amerikane në Tiranë publikoi një “alarm sigurie”, ku paralajmëroi se objektiva të mundshme të sulmeve nuk janë vetëm elementë të opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri, por edhe hapësira publike si qendra tregtare, hotele, restorante dhe vende turistike. Në njoftim u bë thirrje për vigjilencë të shtuar nga qytetarët amerikanë që jetojnë në vend.
Ambasada amerikane ngre alarmin: Irani mund të sulmojë qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante në Shqipëri
Nga ana e saj, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u shpreh se Shqipëria mbetet e sigurt dhe turistët amerikanë nuk duhet të humbasin mundësinë për të përjetuar mrekullitë e vendit. Qeveria nënvizoi se agjencitë e sigurisë monitorojnë situatën dhe nuk ka asnjë të dhënë konkrete për kërcënime të tilla.
“Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane. Kështu që ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në reagimin e Agjencisë për Media dhe Informim.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Çfarë po ndodh në Fushë-Krujë? Policia blindon zonën

"Hajdeni se kam vrarë mamanë!" Telefonata që ngriti në këmbë policinë e Vlorës, blutë "rrufe" drejt vendngjarjes

Qeveria miraton fondin, ja sa para shkojnë për komunitetet fetare

Kush është anëtari i Ndranghetës i arrestuar për trafik droge që protestoi para PD për Salianjin

EMRI/ Vrau kamionistin që transportonte çanta luksoze, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Në 2024 e hoqi, sot e vendos, kujt i'a ka premtuar Edi Rama koncensionin e ri të markimit në mes të krizës së naftës

LISTA/ Qeveria u vë rrogë referencë edhe berberëve, për kirurgët shkon mbi 2200 euro

Emri-Foto/ U arrestua sapo zbriti nga avioni, si u çmontua rrjeti i drogës “Vito Line”. Kush është bosi shqiptar





