Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Paralajmërimi i SHBA për sulme iraniane, Qyno: Cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë

P
Piranjat 3 April 2026, 09:10 · 5 min lexim
Paralajmërimi i SHBA për sulme iraniane, Qyno: Cenon sigurinë

Gazetari Elton Qyno komentoi paralajmërimin e fundit të ambasadës së SHBA në Tiranë mbi rrezikun e sulmeve iraniane. Ai theksoi se situata është serioze dhe cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë.

Sipas Qynos, mënyra dhe shpejtësia e reagimit amerikan, duke pasur dy qëndrime të ndryshme, është e pazakontë. “Edhe pse SHBA ka kapacitete të mëdha të mbledhjes së informacionit antiterror, këto paralajmërime tregojnë se strukturat speciale të Iranit mund të aktivizohen dhe të godasin shtetin shqiptar,” tha ai.

Gazetari nënvizoi rolin e strukturave shtetërore, duke përfshirë shërbimin informativ, antiterrorin dhe partneritetin me NATO dhe SHBA, për të përballuar kërcënime të tilla. Ai shtoi se shqiptarët janë zakonisht shumë të angazhuar në bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke dërguar mesazhe mbi kapacitetet e tyre për të zbuluar grupe armiqësore dhe terroriste.

Qyno përmendi gjithashtu historikun e strukturave speciale shqiptare, që nga koha e Enver Hoxhës, në zbulimin e diversionistëve dhe terroristëve, duke treguar vazhdimësinë e përpjekjeve për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

‘Qasja e Amerikës në një kohë kaq të, kaq të shkurtër dhe kaq të shpejtë, me dy qëndrime të ndryshme, mua më duket faktikisht shumë e çuditshme. Pavarësisht se ata mbahen si një vend  shumë i madh për mbledhjen e informacionit të antiterrorit, sigurisht që kanë informacion që dhe interceptojnë biseda që faktikisht strukturat e posaçme, celulat e posaçme të Iranit mund të aktivizohen dhe të godasin shtetin shqiptar.

Në Shqipëri është vetëm ky element, aq më tepër që Shqipëria, Është dhe rezolutë ëh? është dhe rezolutë. Aq më tepër që Shqipëria nuk ka as edhe një kapacitet, qoftë edhe për t'i kundërvënë një sulmi, qoftë agresiv, Atëherë nuk është standard.

Domethënë me gjithë këta faktorë nuk është standard, iranianit. Qoftë edhe për t'i kundërvënë edhe një kundërsulmi, qoftë edhe një celule shumë të vogël. Shqipëria ta themi drejtë, është një vend shumë i vogël, një vend liliput, që ka hyrë në një fushë ku lozin elefantët, që larg qoftë, nëse e shkelin një nga këta elefantët, ne nuk bëhemi për asgjë ne.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me një informacion që vërtetë është serioz dhe vërtetë cenon sigurinë kombëtare. Sigurisht që edhe krimi i organizuar e cenon sigurinë kombëtare, por me emra të përveçëm kjo qeveri e ka treguar që nuk ka vepruar, edhe pse ka pasur detyrime të posaçme nga gjykatat por qoftë dhe nga prokuroria e posaçme.

Nuk ka vepruar qoftë për të bërë kontrolle, për të kapur persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Durrës, në Shkodër, në Elbasan, në Vlorë dhe pjesët më të madhe të kapove dhe të bosëve të krimit në Shqipëri sot i ke të lirë, se këta nuk i ke të arrestuar. Ke thuajse dy-tre emra që i ke në burg, por që ata janë një pakicë shumë e vogël.

Ndërkohë që përsa i përket lidhjes me prezencën e strukturave dhe celulave të ëh, terrorizmit, kjo është gjë më serioze dhe sigurisht që shteti dhe të gjithë strukturat e tjera, shërbimi informativ, shërbimi informativ ushtarak, antiterrori, por edhe struktura të tjera, mobilizohen për një qëllim të vetëm dhe aq më tepër ku partneriteti është shumë i madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me NATO-n.

Zakonisht shqiptarët e kanë shumë të madh pjesën e impenjimit kur bëhet fjalë me të huaj dhe që duan të rrisin atë bashkëpunimin më tepër me partnerët e huaj dhe që ëh, kur vjen puna edhe te pjesa e, e terrorizmit, sigurisht që impenjohen edhe për të dhënë një mesazh botëror, edhe për të dhënë një, një artific më shumë që ja sa të zotë jemi ne, që kemi zbuluar grupe armiqësore dhe grupe terroriste në Shqipëri.

Dhe kjo ka ndodhur, kemi një histori të, të mëdha me këto grupe diversioniste që në kohën e Enver Hoxhës, ku strukturat e posaçme zbulonin diversionistë dhe terroristë. Edhe në atë kohë diversionistë dhe terroristë quheshin, apo jo’, tha gazetari Elton Qyno ndër të tjera në SYRI TV.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.