Parandalohet krimi në familje, 75-vjeçari kërcënon me thikë gruan

Një ngjarje e rëndë është parandaluar në kohë nga Policia e Shtetit në fshatin Risili të Vlorës, duke shmangur një tragjedi të mundshme brenda familjes.
Sipas informacioneve paraprake, shërbimet e Policia e Vlorës kanë marrë njoftim për një person të armatosur me thikë, i cili po kërcënonte familjarët e tij.
Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e autorit.
Bëhet fjalë për një 75-vjeçar, i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë dhe përbënte rrezik real për jetën e bashkëshortes dhe familjarëve të tjerë.
Ndërhyrja në kohë e policisë ka shmangur përshkallëzimin e situatës, duke evituar një ngjarje që mund të kishte pasoja tragjike, të ngjashme me raste të tjera të ndodhura më parë në vend, si ai në Fier, ku një bashkëshort vrau gruan dhe më pas veten.
Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa materialet i janë referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme ligjore.
Lexo edhe
AKTUALITET
Shqiptari kapet duke trafikuar drogë pranë spitalit! Sekuestrohen mbi gjysmë kilogram kokainë

Aksidentet rrugore/ INSTAT: 86,6 % e përplasje në shkurt, për faj të drejtuesve të mjeteve

Reshje breshëri, fermerët të shqetësuar: Mund të na shkaktojë dëme në bujqësi

Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj/ BKH i kontrollon për disa orë telefonin

E frikshme në Gramsh! Makina del nga rruga dhe përfundon në liqenin e Banjës





