Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Policia e Himarës ka ndërhyrë për të parandaluar një ngjarje të rëndë familjare, ku një 35-vjeçar kishte mbajtur peng prindërit e tij në banesë, nën kërcënimin e një mjeti prerës.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Himarë, ku shtetasi me inicialet S.Dh, në gjendje të rënduar psikologjike, kishte izoluar në një dhomë prindërit e tij, përkatësisht 60 dhe 65 vjeç, duke i kërcënuar me thikë se do t’i vriste.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur negociatat me 35-vjeçarin. Pas më shumë se një ore negociatash intensive, një efektiv i policisë, banor i zonës, ka arritur të komunikojë drejtpërdrejt me autorin, duke ndikuar në uljen e tensionit. Në momentin e ndërhyrjes, 35-vjeçari ka tentuar të dëmtojë veten me mjetin prerës, duke shkaktuar plagë në zonën e barkut.
Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke e neutralizuar dhe duke i hequr mjetin prerës, çka bëri të mundur shpëtimin e dy prindërve pa lëndime.
Më pas, 35-vjeçari është shoqëruar fillimisht në Komisariatin e Policisë Himarë dhe më tej në Vlorë, ku ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin rajonal, si dhe është referuar për trajtim në shërbimet psikiatrike.
Ndërkohë, prindërit e tij janë marrë në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident i rëndë në punë/ Makineria i shkul një pjesë të skalpit të kokës 40-vjeçares shqiptare

VIDEO/ Përfundoi me makinë në kanal, policia jep detaje për aksidentin në Durrës dhe tregon gjendjen e 24-vjeçares

SPAK kundërshton pretendimet e ish-deputetit për pavlefshmëri provash

Krimi në Torino/ Apeli përmbys pafajësinë, Andrea Fagnoni dënohet me mbi 6 vite burg për vrasjen e Fatmir Arës

Vdekja e 78-vjeçarit në Bulgarec, policia konfirmon ngjarje kriminale: U godit me mjete të forta në kokë!

Zbulohen 5 vendvarrime të të zhdukurve të komunizmit/ 410 persona të cilëve nuk u gjenden eshtrat

Aksident në Durrës/ Automjeti përfundon në kanal, shoferi plagoset rëndë

AKU në aksion/ Sula: Nuk ka tolerancë për shkeljet, çdo produkt duhet të jetë i sigurt për konsomatorët





