AKTUALITET

'Parlamenti përdoret si mburojë kundër drejtësisë', Kikia: Vendimet merren politikisht, jo ligjërisht

Piranjat Përditësimi i fundit 19 December 2025, 09:54

'Parlamenti përdoret si mburojë kundër

Vendimi nëse kërkesa e prokurorisë për një deputet do të kalojë apo jo në seancë plenare për votim, pritet të jetë tërësisht politik dhe jo ligjor. Deputetët e komisionit përkatës do të njihen me prova konfidenciale, por janë ligjërisht të detyruar të mos i bëjnë publike detajet. Kjo do të thotë se shumica e deputetëve që do të votojnë në seancë plenare do të jenë të painformuar për faktet konkrete, duke e kthyer votën e tyre në një akt thellësisht politik.

I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto', gazetari Mentori Kikia tha se kjo dinamikë nuk është e re në politikën shqiptare. Raste të mëparshme, si ai i Saimir Tahirit apo Arben Ahmetajt, kanë treguar se vendimet e parlamentit në situata të tilla diktohen nga llogaritë politike të momentit. Në rastin e Ahmetajt, vota në parlament ishte thjesht një formalitet, pasi vendimi politik për braktisjen e tij ishte marrë më herët, me largimin e tij nga të gjitha funksionet partiake dhe administrative.

Edhe në rastin aktual, parashikimet janë se Partia Socialiste do të votojë kundër kërkesës së prokurorisë, duke theksuar sërish raportin kompleks mes pushtetit politik dhe sistemit të drejtësisë.

Më tej Kikia u shpreh se sipas kësaj skeme, zgjedhjet vidhen për të siguruar pushtetin, më pas ky pushtet përdoret për të “vjedhur Shqipërinë”, dhe në fund, mandatet e deputetëve të fituara në zgjedhjet e kontestuara shërbejnë si mburojë për të mbrojtur këtë vjedhje të dytë.

"Praktikisht nëse kjo çështje do të shkojë apo jo në seancë plenare për t'u votuar, vendimmarrja padyshim që është politike.

Edhe mbi të gjitha nëse do të shkojë për votim, sepse komisioni e ka të paktën mundësinë për t'u njohur me provat që do të sjellë prokurori, duke qenë se ato janë konfidenciale dhe deputetët që janë anëtarë të këtij komisioni janë të detyruar ligjërisht të mos referojnë, të mos nxjerrin detaje nga ato që do të deklarohen nga prokurori në seancë.

Të tjerët pastaj që do votojnë nëse çështja do të shkojë në seancë janë tërësisht të painformuar për gjëra konkrete, kështu që vendimmarrja do të jetë do të jetë thellësisht politike dhe kështu ka qenë, me kohë.

Kujtoj seancën për Saimir Tahirin apo seancën për Arben Ahmetajn, ku në njërin rast parlamenti vendosi të mos e dorëzojë dhe në rastin tjetër vota ishte thjesht një formalitet pasi vendimi ishte marrë politikisht më herët dhe zoti Ahmetaj ishte larguar nga të gjitha funksionet partiake dhe administrative dhe gati-gati ishte braktisur nga ë nga partia.

 Kështu që në këtë rast nuk ka shumë  ligjshmëri, ka raport politik mes partisë dhe drejtësisë.

Të parashikoj vendimin, nëse do të ndjekim rrugën e deduksionit, deduksioni na thotë që Partia Socialiste do të votojë kundër kërkesës së prokurorisë, por gjithsesi çdo gjë

Megjithatë, thashë që unë mendoj që nuk do ta aprovojnë kërkesën e prokurorisë, thjesht duke referuar një historiku.

Çështja besoj që mund të ë, komisioni mund ta përcjellë në seancë dhe pastaj do të jetë seanca që do të flasë.

 Shiko, tani në çdo histori korrupsioni,, padyshim që kur shikon, kur lexon gjërat janë ulëritëse sepse jo se ne nuk i dimë çfarë ndodhin, por është ndryshe kur kur e lexon me emra dhe me shifra.

Por doja ta shikoja pak në nivel makro, e preku Tani pak më parë. Pasoja afatgjatë e kësaj gjëje.

Më lejon të kthehem shumë shkurt prapa tek një fenomen. Fenomeni i kanabizimit të vendit. U pa si një përpjekje, nëse ka qenë e qëllimshme, për t'i dhënë një frymëmarrje njerëzve në zonat rurale që të bëjnë ca para përmes kultivimit të kanabisit.

Për tre, katër vite sa vazhdoi ky fenomen, u devijua drejtimi i ekonomisë rurale. U gjallëruan, u krijuan, u forcuan dhe u bënë agresivë grupe kriminale në nivel rajoni dhe në nivel kombëtar. U rigjallërua trafiku. Njerëzit që kishin toka nëpër fshatra, braktisën kulturat bujqësore dhe u turrën për të mbjellë bimën fitimprurëse. Dhe pasi shteti ndërhyri, problemi nuk është se u mbyll ky rubinet. sepse kriminalizimi i shoqërisë vazhdoi të kishte pasoja.

Njerëz me probleme hasmërie me njëri-tjetrin vazhduan të vriteshin. Fshatarët që deri dje mbillnin kanabis dhe me një parcelë toke 500 metra fitonin aq sa fitonin me grurin dhe misrin për 10 vjet, nuk u rikthyen dot më të mbjellin kultura bujqësore dhe të shkojnë në pazar për t'i shitur ato me arka e me shporta.

Dhe e vërteta është që bujqësia pësoi një regres. Bujqësia ka qenë rreth 23-24% e GDP-së dhe nuk shkon as 15 tani. Nuk di se sa e ka impaktin".

Artikuj te sugjeruar

AKTUALITET 19 December09:40

Ajola Xoxa paraqitet në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë të premte ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?