Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

“Parlamenti plot me analfabetë”/ I riu në protestë: Rama t’i shërbejë qytetarëve, jo oligarkëve dhe krimit

P
Piranjat20 July 2026, 20:16 · 2 min lexim
“Parlamenti plot me analfabetë”/ I riu në protestë:

Në ditën e 51-të të protestës, një i ri iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për fyerjet e tij ndaj qytetarëve që i quajti “korba dhe sorra”, se është populli që punon dhe nëpërmjet të cilit ai merr rrogën e tij.

Ai i bëri thirrje kreut të ekzekutivit që të punojë për mirëqenien e qytetarëve dhe të mos i shërbejë krimit të organizuar dhe oligarkëve klientelistë të tij.

“Protestuesit janë ata që punojnë nga mëngjesi në darkë dhe Rama të marrë pagën. Por ky kryeministër në vend t’i shërbejë qytetarëve po i shërben oligarkisë dhe krimit të organizuar. Ka lënë popullin në gjendje të mjerueshme, pensionistët nuk blejnë dot ilaçet. Industria, bujqësia, ekonomia janë kthyer në kolaps”, tha ai mes të tjerash.

Më tej i riu tha se protesta bëhej që gjërat në Shqipëri të ndryshonin dhe të sillte shpresë te shqiptarët.“Kjo protestë është shpresë që gjerat të ndryshojnë. Kemi pasur 36 vjet politikanë që kanë menduar për veten, që kanë zhvatur popullin e tyre. Duam që Shqipëria të mos shitet, zonat e mbrojtura të mos tjetërsohen, duam njerëz të ndershëm”, tha ai.

Në fund ai vuri në dukje se Parlamenti ishte mbushur me analfabetë dhe Shqipëria duhet të pastrohej nga kjo kategori.

“Nuk duam deputetë analfabetë me të cilët është mbushur Parlamenti, apo njerëz të krimit dhe oligarkisë”, tha ai.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.