Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
AKTUALITET

“Parodi” me dorëheqje në KLP! Anëtarët kërkojnë largimin e njëri-tjetrit, rrezikohen afatet për kryeprokurorin

P
Piranjat 3 September 2026, 21:34 · 1 min lexim
“Parodi” me dorëheqje në KLP! Anëtarët

Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk i ka përcjellë ende për verifikim formularët e vetëdeklarimit të pasurive të pesë kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, duke i lidhur duart ILDKPI-së për të kontrolluar pasuritë e tyre.

Nën tensione, akuza ndaj njëri-tjetrit, anëtarët e KLP kishin në rend dite një çështje tjetër që ka marrë shkas nga kërkesa e kandidatit Ylli Pjetërnika, i cili kërkon dorëheqjen nga procesi për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të anëtarit Vatë Staka.

Ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e anëtarit tjetër Zeqir Hoda, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Sokol Stojanit, por edhe ai ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së KLP, Mirela Bogdanit.

Për ata që ende nuk është kërkuar ende dorëheqja, kjo situatë po rrezikon afatet për të pasur një proces të rregullt për zgjedhjen e kryeprokurorit. Drejtimin e mbledhjes e mori anëtari tjetër Erind Gërmenji, që ishte relator i çështjes, por kur pa se kuorumi i votave nuk u bë, ai njoftoi mbledhjen e radhës që sërish pritet të jetë një parodi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.