AKTUALITET

‘Partizani’/ Malltezi: Dëshmitarët e SPAK ‘goditen’ nga demenca! Asnjë se vuri në dyshim pronën e fisit ‘Begeja’

Piranjat Përditësimi i fundit 11 May 2026, 16:03
‘Partizani’/ Malltezi: Dëshmitarët e SPAK

Në një prononcim për mediat pas seancës gjyqësore për çështjen “Partizani”, Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se dëshmitarët e saj po shfaqin papritur probleme me kujtesën.

Sipas tij, bëhet fjalë për një strategji ku dëshmitarët kyç “goditen” nga amnezia dhe demenca për të shmangur përgjegjësinë, ndërsa e gjithë çështja është një persekutim me motive të pastra politike.

Malltezi e cilësoi këtë si një farsë, duke shtuar se i njëjti person ka nënshkruar me dorën e tij një dokument, ku kallëzimin e tij e bazonte tërësisht tek kallëzimi penal i bërë nga kreu i atëhershëm i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Paradoksi, sipas Malltezit, qëndron në faktin se edhe vetë Balla, në një seancë të mëparshme, deklaroi se e kishte zënë amnezia dhe nuk mbante mend shkresat që kishte firmosur vite më parë.

Malltezi: Lidhur me seancën e sotme, është interesante se si të çohet që të gjithë dëshmitarët e preferuar të prokurorisë papritmas i ka zënë amneza ose demenca. Para dy javësh ju pat se Taulant Balla e kish zënë amneza. Nuk mbante mend se çfarë gjëje kish shkruajtur vetë para katër, katër pesë vitesh dhe thonte nuk i mbaj mend ose i kam vetëm nga mediat. Sot ishte një personazh tjetër, Isufaj, i cili nuk ishte paraqitur sepse kinse e ka zënë demenca. E bukura është që ai vetë, me dorën e tij, ka nënshkruar një dokument që e ka çuar në gjykatën e Tiranës ku e kam paditur për shpifje, i cili thotë, unë nuk di asnjë gjë, por unë e kam bazuar ato që kam thënë tek kallëzimi penal i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Pra, urdhëroni se çfarë dëshmitarësh ka prokuroria. Seanca vijoi me dëshmitarët e radhës. Ishin të gjithë korrekt. Të gjithë, asnjëri nuk vinte në dyshim pronën e fisit Begeja. Ishte interesante të shikoja për herë të parë në jetën time zotin Xhani, i cili deklaroi me shumë korrektesë që nuk e kam ditur që kanë qenë pronarë, e kam marrë vesh më vonë që ishin pronarë. Interesante është që një nga avokatët që ne kemi ka qenë shef kabineti në vitet 2002, 2003, 2004 të ish-qeverisjes që ishte dhe i kujtoi zotit Xhani se si kish qenë me ish-ministrat socialistë tendencat që kanë qenë aso kohe për të marrë këtë zonë. Zoti Xhani pranoi që aty ajo zonë kishte pronarë dhe prona shkoi tek i zoti. Pranoi që pronarët duhej të kisha lidhur kontratë me pronarët, e kisha zhvilluar pronën krejt normal, por nuk e kisha atë mundësi. Pra ishte korrekt në të gjithë këto, nuk ishte ndonjë surprizë nga kjo anë. Surpriza ishte amneza dhe demenca e dëshmitarëve të prokurorisë.

Pyetje: Po a mund të jetë si rezultat i kësaj, si pasojë e kohës së gjatë që ka kaluar, zoti Malltezi?

Malltezi: Po, së pari, ka një shprehje që thotë, budallë, budallë po shanë nënën time, nuk shanë nënën e vet. Në rast se atë e ka zënë demenca, po mund të shante nënën e vet, jo timen, apo jo? Pastaj, kush na siguron neve që ky me demencë që e ka bërë këtë javë dhe nuk paska qenë para tre vitesh kur bëri kallëzimin e rremë, kur bëri deklaratën e rremë për të cilën është në gjyq për shpifje. Kështu që nuk vjen në në përjashtim, po qartazi, domethënë përderisa është dëshmitar i prokurorisë, mund të ketë qenë me demencë edhe para atyre viteve. Ose të paktën, në rast se duan ta marrin parasysh, marrim parasysh atë që ka bërë, deklaruar vetë dhe firmosur vetë në Gjykatën e Tiranës ku thotë, unë s'kam asnjë gjë timen, po unë jam bazuar tek deklaratat e Taulant Ballës. Dhe Taulant Balla vetë thotë, më ka marrë amnezë, nuk më kujtohet, i kam marrë nga mediat. Pra, gjithë gjyqi janë disa lolo të pushtetit që po vjedhin bashkë me pushtetin, po vjedhin paratë e AKSHI-t, po vjedhin paratë e inceneratorëve këto prokurorë këtu dhe përfundojnë me kësi dëshmitarësh, të cilët kanë demencë apo amnezë, që thonë, jo, nuk kam asnjë dokument, po e kam mësuar nga mediat.

Në Gjykatën e Strasburgut jemi në çështje, një nga kërkesat tona është që ky është një gjyq politik. Pra, këtu nuk kemi të bëjmë me ndjekje penale, kemi të bëjmë me persekutim politik. Turqia vetëm para një viti ka gjetur fajtore, gjethe njëherë, më falni, Gjykata e Strasburgut ka gjetur fajtore Turqinë në 2025-ën, vetëm për një shprehje të presidentit Erdogan që kur u bë grushti i shtetit tha, drejtuesit e asaj partie do të përgjigjen. Nuk i përmendi me emër, por për këtë fakt, në çështjen Selahattin Demirtaş kundër Turqisë, para një viti, Turqia është gjetur fajtore. Në rastin konkret, Edi Rama ka deklarata publike me zë dhe me figurë në Kongresin e PS-së dhe në Asamblenë e PS-së, ku i bën thirrje SPAK-ut, po delegjitimohet SPAK-u dhe gjithë reforma në drejtësi, përndiqni Sali Berishën. Kemi Taulant Ballën që vjen në seancë, në kuvend, në seancë të kuvendit, që thotë që nuk na tret dheu po e futëm në burg Saliun. Pra, qartazi kemi të bëjmë me motiv politik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?