Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
AKTUALITET

Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto kandidon për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

P
Piranjat30 July 2026, 10:12 · 2 min lexim
Pas Adnan Xholit, edhe Rovena Zoto kandidon për postin e Prokurorit të

Pas Adnand Xholit, prokurorja Rovena Zoto (Bozo) kandidon për postin e Prokurorit të Përgjithshëm.

Zoto ka depozituar kërkesën e saj në KLP. Aktualisht, Zoto ushtron funksionin e prokurores pranë Prokurorisë së Tiranës. Më herët ajo ka ushtruar detyrën në Lushnjë dhe Fier.

Ditën e djeshme, në garë hyri edhe Adnan Xholi.

Sipas ndryshimeve të Kushtetutës në vitin 2016, kryeprokurori zgjidhet nga tre të pestat e Kuvendit me një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë emërimi.

Fillimisht, emrat që synojnë detyrën paraqesin dosjen në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që bën filtrin e parë e më tej lista e tre kandidatëve që kualifikohen i përcillet Parlamentit për votim. Prej ndryshimit të ligjit themeltar të shtetit, ishte Arta Marku që u zgjodh si numri një i akuzës, edhe pse me një mandat të përkohshëm duke zëvendësuar Adriatik Llallën.

Në atë kohë, opozita kundërshtoi procedurën duke protestuar jashtë dhe brenda sallës së Parlamentit. Më tej, në dhjetor të vitit 2019 Olsian Çela mori mandatin e plotë. Në ndryshimin e Kushtetututës, SPAK konsiderohet strukturë e ndarë nga Prokuroria e Përgjithshme. Madje, dhe prokuroritë e rretheve kanë më shumë pavarësi nga numri 1 i akuzës së përgjithshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.