Pas faqes së Kuvendit, hakerohet edhe Posta Shqiptare: I kemi të gjitha të dhënat në duart tona!

Një tjetër sulm kibernetik ka ndodhur ndaj institucioneve shtetërore në vend, ku pas hakerimit të faqes së Kuvendit të Shqipërisë, grupi i “Homeland Justice” ka deklaruar se ka sulmuar edhe sistemet e Postës Shqiptare.
Në një reagim të shpërndarë në “Telegram”, ky grup pretendon se ka arritur të depërtojë në infrastrukturën e institucionit, duke deklaruar se disponon të gjitha të dhënat.
Ata e lidhin këtë sulm me akuza ndaj Postës Shqiptare për bashkëpunim me organizatën e Muxhahedinët e Popullit të Iranit, e njohur për praninë e saj në kampin Ashraf 3.
“Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me rradhë”, thuhet në reagimin e tyre.
Sipas deklaratës së publikuar, “Homeland Justice” akuzon zyrtarët e institucionit për korrupsion dhe përfshirje në veprimtari që, sipas tyre, cenojnë sigurinë. Grupi paralajmëron gjithashtu për sulme të tjera në të ardhmen.
“Ne kemi faqen dhe të dhënat e Postës Shqiptare në duart tona. Nuk do t’ju lëmë të qetë”, thuhet në reagimin e tyre.
Deri në këto momente, nuk ka një reagim zyrtar nga Posta Shqiptare lidhur me këto pretendime, ndërsa faqja zyrtare rezulton jashtë shërbimit.
Infrastruktura e Postës Shqiptare është hakuar nga Duart e Fuqishme të Homeland Justice ????
Posta Shqiptare u sulmua nga Patriotët e Homeland Justice për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me terroristët e Muxhahedinët e Popullit të Iranit dhe për lehtësimin e rrugës së veprimeve të këqija dhe akteve terroriste të këtij grupi.
Zyrtarët e korruptuar të Postës Shqiptare, të cilët i kanë dhënë autoritet të plotë Pedofilëve të Regjimit të Epstein dhe nuk kanë aspak liri veprimi dhe pavarësi, janë kthyer në shërbëtorë dhe skllevër të paguar për terroristët e Kampit Ashraf 3 për disa muaj me rradhë.
Duke pasur parasysh se ekzistenca e këtyre terroristëve ka sjellë vetëm fatkeqësi dhe vuajtje për popullin fisnik të Shqipërisë, Homeland Justice e konsideroi detyrë të ndërmerrte veprime kundër kësaj institucioni të korruptuar në qeveri.
Veprimet tona të ardhshme do të jenë më të ashpra, më shkatërruese dhe më të kushtueshme…
Ne kemi faqen dhe të dhënat e Qendrës së Korrupsionit të Postës Shqiptare në duart tona. Nuk do t’ju lëmë të qetë!
Posta Shqiptare, në shërbim të Terrorizmit
Lexo edhe
AKTUALITET
Familja e Ardian Nikulajt reagon pas dënimit me burgim të përjetshëm të ekzekutorit

Ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim vendimi, KPA rrëzon 13 kërkesa

Përdori korsinë e biçikletave për t'i shpëtuar trafikut, gjobitet me 120 mijë lekë shoferi

Aksident pranë Shkallës së Tujanit, makina përfundon në kanal

Falja e Irena Gjokës/ Kalaja: Provat janë injoruar, SPAK nuk më thirri si kallëzuese, do kërkoj drejtësi





