Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Pas largimit të Tolës/ Ish-asistentja e Kumbaros emërohet Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit

P
Piranjat22 July 2026, 22:29 · 2 min lexim
Pas largimit të Tolës/ Ish-asistentja e Kumbaros emërohet

Jona Suli është emëruar Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit nga detyra të Erzen Tolës, një lëvizje që ka sjellë reagime dhe akuza për favorizime politike.

Sipas informacioneve parapraker disa javë para largimit të Tolës u publikuan artikuj ku ngriheshin akuza ndaj tij për shkelje të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), duke krijuar, sipas këtyre raportimeve, terrenin për shkarkimin e tij.

Pas largimit të Tolës, në krye të administratës së Ministrisë së Arsimit u emërua Jona Suli, e cila më herët ka bashkëpunuar me ministren Mirela Kumbaro. Mësohet se, Suli kishte tentuar më parë të fitonte statusin e Trupës së Nivelit Drejtues në Departamentin e Administratës Publike, por fillimisht nuk ishte renditur mes fituesve. Më pas, pretendohet se ajo u shpall fituese dhe u emërua në postin e ri.

Gjithashtu ka pretendime se Jona Suli ka mbajtur më parë detyra në SASPAC, si dhe në institucione të tjera shtetërore, përpara se të rikthehej në Ministrinë e Arsimit.

Autorët e këtyre pretendimeve e cilësojnë emërimin si pjesë të një modeli klientelist dhe nepotik në administratën publike, duke argumentuar se praktika të tilla dëmtojnë meritokracinë dhe nxisin largimin e të rinjve nga vendi. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Arsimit, ministrja Mirela Kumbaro apo Jona Suli lidhur me këto pretendime.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.