Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Pas më shumë se 1 viti, kontejnerët me mbetjet toksike zhvendosen nga zona e sektorit, pranë fshatit Vrinas

P
Piranjat29 March 2026, 11:04 · 3 min lexim
Pas më shumë se 1 viti, kontejnerët me mbetjet toksike zhvendosen

Gjatë ditës së sotme, kontejnerët me mbetjet e dyshuara toksike që ndodheshin në zonën e sektorit janë zhvendosur pranë fshatit Vrinas, në një hapësirë tjetër. Një ndër arsyet duket se kanë qenë edhe kërkesat e banorëve të asaj zone për largimin e tyre.

Në verën e vitit 2024 një sasi prej 102 konteinerësh të nisur nga porti i Durrësit bënë xhiron e botës pasi i kthyen mbrapsht nga Malajzia në Durrës për shkak të një denoncimi se ato po transportonin 2100 tonë mbetje të dyshuara të rrezikshme. Konteinerët mbërritën në portin e Durrësit në fund të muajit tetor 2024. Prej andej ata u dislokuan në një mjedis privat në zonën e Porto Romanos ku ruhej non stop nga forcat e rendit dhe të survejuara me kamera sigurie.

Mbi një vit pas sekuestrimit, Prokuroria e Durrësit lëshoi 33 udhërarreste për përgjegjësit, pasi hetimet zbuluan shkelje të legjislacionit mjedisor nga Kurum, kompania “Sokolaj” që bleu mbetjet, por edhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe Dogana e Durrësit.  Nga 33 urdhërarrestet që u lëshuan, vetëm 20 prej tyre u ekzekutuan. Më 6 shkurt, gjykata la në qeli vetëm 8 prej të arrestuarve, 5 u lanë në arrest shtëpie dhe 7 të tjerëve iu caktua masa detyrim paraqitje.

Këto mbetje kanë dalë nga furrat e çelikut të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit, që administrohet nga kompania KURUM. Ato transportoheshin drejt Malajzisë nga kompania “Sokolaj” por alarmi i dhënë nga organizata mjedisore “Basel Action Netëork” bëri që sasia prej 2,100 ton mbetje, të dyshuara të rrezikshme, të kthehet në portin e Durresit në tetor 2024.


Ngjarja shkaktoi mjaft debate mbi përgjegjësinë e institucioneve ndaj konteinerët u sekuestruan me urdhër të Prokurorisë së Durrësit dhe u depozituan në Porto Romano. Këtu ruhen prej një viti nga policia dhe zona monitorohet me kamera.

Burimet e prokurorisë thanë se çështja eshte regjistruar si hetim penal për kontrabandë me mallra të ndaluara, transport i mbetjeve të rrezikshme dhe shpërdorim detyre. Vonesa, sipas tyre, ka ardhur për shkak se nuk kanë gjetur në Shqipëri një laborator që plotësonte standardet ndërkombëtare.

Me përgjigjen e analizave që do të vijë nga Italia, organi i akuzës do të ketë të dhëna të sakta mbi përbërjen kimike të tonelatave me mbetje, përfshirë praninë e metaleve të rënda dhe substancave organike të rrezikshme, si dioksinat. Rezultatet do të jenë kyçe për të përcaktuar përgjegjësitë penale ndaj individëve, institucioneve dhe kompanive të përfshira në këtë ngjarje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.