Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Pas naftës shtrenjtohet edhe plastika, përpunuesit e qumështit paralajmërojnë rritje kostosh për bulmetin

P
Piranjat 4 April 2026, 15:43 · 5 min lexim
Pas naftës shtrenjtohet edhe plastika, përpunuesit e qumështit

Pas rritjes së çmimit të naftës dhe tarifave të transportit në tregjet ndërkombëtare po rritet presioni për ndryshim edhe të çmimeve të tjera të lëndëve të para. Nga rritja e kostove të prodhimit për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të parë në tregjet ndërkombëtare, veçanërisht plastikës do të përballen edhe përpunuesit e qumështit.

Furnitorët e huaj të fabrikave të prodhimit në Greqi kanë njoftuar përpunuesit vendas të qumështit për shtrenjtim deri në 2 -fish të çmimit për lëndën e plastikës, krahasuar me çmimin e mëparshëm.

Sipas njoftimit të tyre, një pjesë e çmimit të ndryshuar do të nisë të reflektohet për furnizimet e reja nga 1 Maji deri më 31 Maj.

“Tregu ndërkombëtar i lëndës së parë për plastikë ka përjetuar një rritje të paprecedentë të çmimeve, e shoqëruar edhe me rritje të ndjeshme të kostove të transportit.

Në mënyrë më konkrete, kostoja e lëndës së parë ka pësuar një rritje të konsiderueshme, duke arritur në disa raste deri në dyfishim krahasuar me periudhat e mëparshme. Ne po mundohemi të absorbojmë një pjesë të kostove që të mos pasqyrojmë rritjen e plotë, dhe do të bëjmë maksimumin që çdo porosi e prodhuar dhe e dorëzuar deri më 30 prill të mbetet me çmimin aktual.

Megjithatë, për shkak të vazhdimësisë së kësaj tendence dhe presionit të lartë në kosto, jemi të detyruar të bëjmë një rishikim të çmimeve, duke reflektuar vetëm një pjesë të kësaj rritjeje reale. Ky përditësim është bërë me kujdes, duke synuar të ruajmë një balancim sa më të drejtë midis situatës së tregut dhe partneritetit tonë afatgjatë.

Duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e tregut dhe lëvizjet e shpeshta të çmimeve në burse, fabrika do të aplikojë një politikë çmimesh mujore, për të siguruar transparencë dhe përshtatje sa më reale me tregun. Brenda javës së ardhshme do t’ju dërgojmë listën e përditësuar të çmimeve, e vlefshme për periudhën 1 maj – 31 maj 2026”, theksohet në njoftimin e furnitorëve të huaj dërguar përpunuesve vendas.

Përfaqësues të fabrikave të përpunimit të qumështit vendas sinjalizojnë se shtrenjtimi i plastikës që ata përdorin për ambalazhimin e produkteve të bulmetit do të shtrenjtojë koston e prodhimit.

Për shkak të rritjes të plastikës e lajmëruar në fillim të muajit maj nga furnitorët e huaj, edhe përpunuesit paralajmërojnë se mund të jenë të detyruar të rishikojnë çmimet për produktet e bulmetit.

Më herët, për shkak të shtimit të kostove, kryesisht nga çmimit të lartë të qumështit si lëndë e parë, që në Shqipëri blihet më shtrenjtë sesa në vendet e BE-së, kompanitë përpunuese kërkuan ndërhyrje nga qeveria për barazimin e TVSH-së në 10% për blerjen dhe shitjen e qumështit.

Një masë që, sipas tyre, jo vetëm do të ulte presionin financiar mbi fabrikat e përpunimit, por edhe do të parandalonte rritjen e çmimeve të produkteve të bulmetit për konsumatorët. Kërkesa e Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit për përgjysmimin e TVSH iu dorëzua ministrisë së Financave dhe ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për të cilën nuk është marrë ende një përgjigje.

Industrialistët argumentonin se vendet e BE-së aplikojnë norma të reduktuara të TVSH-së për ushqimet bazë, zakonisht në intervalin 5–10%, ndërsa disa shtete anëtare që përdorin edhe normë 0% për kategoritë më të ndjeshme të produkteve ushqimore, si buka, qumështi, vezët dhe frutat e freskëta./Monitor.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.