Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Opozita e bashkuar fiton Tiranën. Boçi: Kjo vlerë mund edhe të thellohet sepse premisat ekzistojnë Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari Erion Veliaj shtrohet në spital Dhuna qeveritare ndaj të miturve/ Zhupa kërkon mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar 'Miqtë e Fëmijëve'... Elon Musk ironizon humbjen e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ndërhyrja ime me lazer hapës... Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para
AKTUALITET

Pas pagesave miliona euro për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit

P
Piranjat11 August 2026, 08:44 · 3 min lexim
Pas pagesave miliona euro për shërbime të pakryera, koncesioni i

Qeveria shqiptare po përgatitet të shtetëzojë koncesionin e kontrollit mjekësor bazë në shtator, duke ia kaluar shërbimin një kompanie publike. Në 12 vjet, koncesioni i check up-it mori rreth 66 milionë euro nga taksapaguesit, një pjesë për analiza të pakryera.

Qeveria shqiptare po përgatitet që të marrë mbrapsht koncesionin kontrovers të kontrollit mjekësor bazë në shtator, pas më shumë se 12 vitesh operimi nga një kompani private.

Sipas vendimit të marrë më 30 korrik nga Këshilli i Ministrave, kontrolli mjekësor bazë, i njohur ndryshe si check -up, do të vazhdojë të ofrohet për shtetasit shqiptarë mbi 35 vjeç nga kompania e re publike e quajtur “Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore”, së bashku me shërbimin e sterilizimit dhe atë të hemodializës.

Koncesioni i check up-it ishte kontrata e parë e partneritetit publik privat të qeverisë së kryesuar nga kryeministri Edi Rama, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 66 milionë euro në total.

Ajo u firmos në vitin 2014 me bashkimin e kompanive “Marketing & Distribution” në pronësinë e biznesmenes Vilma Nushi dhe Trimed, të cilat themeluan së bashku kompaninë koncesionare 3P Life Logistic.

Megjithatë, më vonë u zbulua se formula koncesionare mundësonte pagesa të majme për shërbime të pakryera. Sipas kontratës, Ministria e Shëndetësisë i pagoi kompanisë 3P Life Logistic 730 milionë lekë çdo vit [rreth 7.8 milionë euro] për kontrollin mjekësor bazë për një numër të garantuar prej 475 mijë qytetarësh.

Por numri i qytetarëve të interesuar për të kryer check up-in ishte vazhdimisht më i vogël sesa projeksionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në periudhën 2015-2021, kompania koncesionare përfitoi mbi 9.2 milionë euro për analiza të pakryera.

Kontrata për kontrollin mjekësor bazë ishte një nga katër koncesionet në sektorin e shëndetësisë së qeverisë “Rama”, të cilat u hetuan nga Prokuroria e Posaçme pas akuzave të ngritura për korrupsion.

Ky hetim nuk prodhoi rezultate, por në një çështje paralele për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, SPAK ngriti akuzë për shpërdorim detyre ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 për abuzime me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, ndërkohë që masa e tij u lehtësua në “arrest shtëpie” më 31 korrik të këtij viti. Për koncesionin e sterilizimit, Beqaj ndodhet aktualisht në proces gjyqësor./BIRN

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.