Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re territoriale, qytetarët thërrasin protestë të dielën

P
Piranjat30 July 2026, 22:32 · 1 min lexim
Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re

Pas protestës së banorëve të Poliçanit, një tjetër bashki në juglindje të vendit ngre zërin kundër reformës së re administrativo-territoriale. Qytetarët e Maliqit kanë thirrur një protestë kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë së tyre. Tubimi është parashikuar të zhvillohet të dielën në orën 19:00, përpara godinës së Bashkisë Maliq, ku banorët pritet të shprehin kundërshtimin ndaj ndryshimit të statusit administrativ të qytetit.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale, organizatorët bëjnë apel për pjesëmarrje masive, duke e cilësuar protestën si një përpjekje për mbrojtjen e historisë, identitetit dhe të ardhmes së Maliqit.

“Jo shkrirjes së Bashkisë Maliq!”, është motoja me të cilën qytetarët janë ftuar të dalin në protestë, ndërsa organizatorët theksojnë se zëri i çdo banori ka rëndësi në këtë proces.

Protesta vjen në një kohë kur debati për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0 ka nxitur reagime në disa zona të vendit, ku qytetarët kundërshtojnë humbjen e statusit të bashkive të tyre dhe kërkojnë që vendimmarrja të marrë parasysh historinë dhe veçoritë lokale.

Pas Poliçanit, edhe Maliqi kundër hartës së re

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.