AKTUALITET

Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit

Piranjat Përditësimi i fundit 17 August 2026, 19:40
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të

Pas përfundimit të koncesionit të dializës, shteti ka hapur një tender të ri për ofrimin e këtij shërbimi në pesë spitale rajonale, me një fond mesatar vjetor rreth 23% më të lartë se pagesa e kryer për PPP-në në vitin 2025 dhe 43 % më e lartë se mesatarja e pagesave vjetore nga viti 2017-2025.

Operatori i Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit sh.a. ka shpallur procedurën për ofrimin e shërbimit të hemodializës në pesë qendrat e ngritura pranë spitaleve të Shkodrës, Lezhës, Korçës, Vlorës dhe Elbasanit. miliardë lekë, ndërsa marrëveshja kuadër do të ketë një kohëzgjatje prej 48 muajsh. E ndarë për katër vjet, vlera arrin mesatarisht në rreth 1.15 miliardë lekë në vit.

Kjo shumë është ndjeshëm më e lartë se pagesat vjetore që buxheti i shtetit ka kryer për koncesionin e dializës.

Në vitin 2025, pagesa faktike për PPP-në arriti në 932 milionë lekë, ë elartë e gjithë periudhës që duket se ka shërbyer si bazë për kontratën e re. Krahasuar me këtë shumë, fondi mesatar vjetor i tenderit të ri është rreth 216 milionë lekë më i lartë, ose 23.2% më shumë.

Edhe krahasimi me pagesat e viteve të fundit tregon se procedura e re parashikon një kosto më të lartë. Në vitin 2024, koncesioni i dializës mori 920 milionë lekë nga buxheti, ndërsa në vitin 2023 pagesa ishte 875 milionë lekë. Në vitin 2022, për këtë kontratë u paguan rreth 803 milionë lekë. Mesatarja e pagesave vjetore gjate të gjithë periudhës së koncensionit ishte 769 milionë lekë. Fondet që shteti ka vënë në dispozicion janë 43 për qind më të larta se kjo mesatare.

Gjatë 2017–2025, pagesat për koncesionin arritën në total rreth 6.9 miliardë lekë. Fondi prej 4.59 miliardë lekësh i tenderit të ri vetëm për katër vite 30%, më i lartë se shuma e paguar për PPP-në gjatë katër viteve të fundit.

Pagesat vjetore për koncesionin e dializës kanë ardhur në rritje gjatë pjesës më të madhe të periudhës së zbatimit. Nga rreth 370 milionë lekë në vitin 2017, ato u rritën në 739 milionë lekë më 2018 dhe në 804 milionë lekë më 2019.

Kontrata PPP për ofrimin e shërbimit të hemodializës u lidh në shkurt të vitit 2016, me një afat 10-vjeçar. Ajo përfshinte shërbimin në pesë spitalet rajonale dhe parashikonte një pagesë prej 11,203 lekësh për çdo seancë dialize.

Pas përfundimit të kontratës koncesionare, qendrat dhe pajisjet kalojnë në administrimin e operatorit shtetëror. Megjithatë, shërbimi do të kontraktohet përsëri nga jashtë nëpërmjet procedurës së prokurimit.

Tenderi u shpall sot, ndërsa afati i fundit për dorëzimin e ofertave është 1 shtatori. Procedura është e hapur, mbi kufirin e lartë monetar, dhe burimi i financimit përcaktohet si vetëfinancim.

Vlera prej 4.59 miliardë lekësh përfaqëson fondin maksimal të parashikuar për marrëveshjen katërvjeçare. Shuma përfundimtare do të përcaktohet nga oferta fituese dhe kontratat që do të lidhen gjatë zbatimit të marrëveshjes./ Monitor/ 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?