Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren...
AKTUALITET

Pas publikimit të pamjeve në media, policia reagon për sherrin masiv në zonën e Syrit të Kaltër. Si nisi konflikti banal

P
Piranjat12 July 2026, 21:18 · 2 min lexim
Pas publikimit të pamjeve në media, policia reagon për sherrin

Policia e Vlorës reagoi pas një sherri me sende të forta në zonën e Syrit të Kaltër, ku një person mbeti i plagosur dhe përfundoi me fraktura në spital.

Ngjarja ka nisur pas një konflikti banal për çelësin e një biçiklete.

Njoftimi:

Konfliktohet dhe godet me sende të forta administratorin e një subjekti që jep biçikleta me qira për lëvizje brenda parkut, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari.

Procedohen penalisht 3 shtetas të përfshirë në konflikt, mes tyre dhe administratori i subjektit.

Salla Operative e Komisariatit të Policisë Sarandë ka marrë njoftim për një konflikt në parkimin e "Syrit të Kaltër". Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në komisariat të gjithë personat e përfshirë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se, rreth orës 12:00 të ditës së sotme, në vendin e quajtur "Parkimi i Syrit të Kaltër", gjatë një konflikti për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete, shtetasi A. H., 43 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin A. L., 27 vjeç, administrator i subjektit, i cili ka pësuar dëmtime (fraktura) dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet dyshohet se në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit A. H., 45 vjeç, S. Ç., 20 vjeç.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasi A. H., 43 vjeç, banues në Kamëz, u arrestua në flagrancë për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".

Ndërsa shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Kamëz (vëllai i të arrestuarit), S. Ç., 20 vjeç, banues në Dërmish, Finiq, dhe A. L., 27 vjeç, banues në Stjar, Delvinë, administrator i subjektit, u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Prishja e qetësisë publike".

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.