Pas rikthimit në qeli, ish-kryebashkiaku Jorgo Goro transferohet drejt burgut të Fierit

Ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro është transferuar drejt burgut të Fierit. Ai u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme dhe kaloi natën në Komisariatin e Vlorës, pasi SPAK lëshoi urdhër-ekzekutimi për rikthimin e tij në burg. Pavarësisht vetëdorëzimit, më herët mbrojtja e Jorgo Goros depozitoi një kërkesë për revokimin e urdhrit të ekzekutimit, me argumentin se dënimi është shlyer përmes kohës së paraburgimit.
Jorgo Goro u lirua nga burgu 12 gushtin e vitit të kaluar pasi vuajti 17 muaj në qeli prej dënimit të dhënë fillimisht nga Shkalla e Parë e GJKKO.
Vendimi i Apelit të Gjykatës së Posaçme lidhet me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës në Himarë, për të cilën Goro ishte dënuar edhe në shkallë të parë nga GJKKO më 30 korrik 2025 me 2 vite burg, dënim që u la në fuqi nga Apeli, por me gjykim të shkurtuar zbret në 1 vit e 4 muaj.
SPAK ka bërë përllogaritjen e kohës së vuajtur në paraburgim dhe ka dalë në përfundimin se Goros i mbeten edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer.
Ndërkohë, më herët ai kishte vuajtur 17 muaj burg nga një tjetër dënim lidhur me tjetërsimin e 10 mijë metrave katrorë tokë në Gjilek të Himarës, nga i cili përfitoi ulje për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar dhe u lirua.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ngjarje e rëndë në Rinas/ Qytetari përplas 4 automjete dhe kërcënon kalimtarët me hanxhar

Banorët e rrugës “Dervish Luzha” në Babrru denoncojnë gjendjen skandaloze: Uji na hyn në shtëpi, rruga e pashtruar prej 30 vitesh

Del foto e 78-vjeçarit që u vra në shtëpinë e tij në Korçë, policia shoqëron disa persona

Vrasja e të moshuarit në Korçë ende mister, shoqërohen disa persona; dyshohet se autori njihte viktimën

Vrasja në Elbasan/ Apeli liron nga qelia Kujtim Pishën, rojen e biznesit të Mëhallës

Grabitje me forcë në Vlorë dhe Sarandë, 3 të arrestuar në pak orë

“Pjerin Ndreu shpërndan fshehtas ushqime”, denoncimi i qytetarit: Nuk ndihmoi invalidin sepse nuk votoi PS

Malësi e Madhe/ Gjendet e pajetë në liqen një e moshuar, çfarë dyshohet





