Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Pas stuhisë, rikthehet plazhi në Vlorë, pushuesit rikthehen në Lungomare dhe bregdet

P
Piranjat23 July 2026, 20:38 · 2 min lexim
Pas stuhisë, rikthehet plazhi në Vlorë, pushuesit rikthehen

Era e fortë që përfshiu qytetin e Vlorës një ditë më parë shkaktoi probleme kryesisht përgjatë zonës së Lungomares. Në momentin kur nisi stuhia, bizneset ishin të mbushura me klientë, ndërsa erërat e fuqishme bënë që karrige, tavolina dhe sende të tjera të lehta të fluturonin, duke krijuar momente paniku.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar momentet kur kalimtarët dhe turistët hynë me nxitim në lokale për t’u mbrojtur nga era e fortë. Pronari i një lokali në Lungomare shprehet se ishte informuar më herët për përkeqësimin e motit dhe kishte marrë masa paraprake për sigurimin e ambienteve të jashtme. Sipas tij, falë këtyre masave, dëmet kanë qenë të vogla.

Edhe qytetarët e Vlorës tregojnë se intensiteti i erës ishte i pazakontë dhe krijoi vështirësi për disa minuta, ndërsa turistë italianë shprehen se, megjithëse u surprizuan nga situata, nuk ndihen të frikësuar

Ata thonë se, nëse do të ketë sërish një furtunë të tillë, do të tregohen më të kujdesshëm dhe do të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre. E ndërsa frika u largua, diell ia zuri vendin shiut dhe pushuesit në Vlorë i shohim sërish buzë detit duke marrë rreze.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.