“Me kokën lart babë, gjithmonë!”/ Djali i Jakup Krasniqit me mesazh një ditë pas vendimit
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi...
Sot është dita e 110 e protestës qytetare. Në tubimin e mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë është paralaj&eum...
Ditën e sotme do të dalë para trupës gjykuese daja i deputetes socialiste, Zegjine Çaushi, Bledar Bakaj. Bakaj i cil...
Partia Demokratike ka dorëzuar një kërkesë për ndryshimin e Rëndit të Ditës. Grupi parlamentar i PD kërkon q&eum...
Për pedagogun dhe analistin Enver Bytyçi nuk ishte i pritshëm një vendim i tillë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hag&eu...
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë të martën e ardhshme në Nju Jork, një takim me liderët e vendeve t&eum...
Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, për...
Kuvendi zhvillon sot seancën plenare, ndërsa paralelisht jashtë ambienteve të Parlamentit është paralajmëruar edhe një...
Finalizohet një operacion antidrogë në Korçë, në kuadër të të cilit janë arrestuar tre persona dhe jan&eum...
Dhjetëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën në protestë në sheshin e njohur ...
Harta e dosjeve SKY u zgjerua me Vlorën ku SPAK goditi grupin e fuqishëm të Inez Hajrullës, një personazh hije që i ka shpëtuar disa atentateve.
Si u ruajt trashëgimia e bandës së Edison Harizajt, i njohur me nofkën “Faqedjeguri” dhe fijet që lidhin atentatet në seri. Çfarë zbulojnë raportet e brendshme policore rreth përplasjeve ndër vite dhe cili është roli i oficerëve të korruptuar...?!
Kush janë të fortët e bandave të tjera që zbulohen në konfliktet e vjetra?!
Një aksion i institucioneve ligjzbatuese, që konfirmon se vrasja e kapobandës së Vlorës Edison Harizaj, nuk e kishte përfunduar ekzistencën e grupit të tij kriminal.
Madje, grupi vijonte aktivitetin në të njëjtat nivele edhe pas vitit 2018, kur u eliminua ish-kreu i njohur me nofkën ‘faqedjeguri”…
Më 7 mars 2026, Prokuroria e Posaçme doli publikisht me rezultatet e një hetimi që kishte nisur prej vitit 2022. Një hetim i gjatë, i ndërtuar mbi analiza teknologjike, bashkëpunime ndërkombëtare dhe rindërtim të komunikimeve të koduara… që çoi në goditjen ligjore të grupit që prej vitesh hesapet i kishte pasur vetëm me kundërshtarët.
Nën akuzë si anëtarë të këtij grupi u vunë 8 persona, ndërsa masat e sigurisë u ekzekutuan vetëm për tre, ku dy prej tyre ishin të arrestuar për vepra të tjera penale.
Në pranga përfundoi vetëm efektivi i policisë Rezart Kuçi, dhe Flodian Plaku, i cili ndodhet në qeli për akuzën e vrasjes së Gentian Bejtjas, pak vite më parë. Ndërsa në Zvicër u arrestua Hamëz Demushi, edhe ky ish-punonjës policie.
Pesë anëtarët e tjerë të grupit kriminal, arritën t’i shpëtonin arrestimit, duke lënë pas një tjetër pikëpyetje të madhe: A ishte ky një dështim operacional apo diçka më shumë?
“Dyshimi mbetet gjithmonë, po nuk është se në çdo operacion ka dekonspirim, pasi personat e kërkuar, kryesisht dy personat e grupit janë persona që nuk qëndrojnë gjithmonë në të njëjtin vend, pasi mbrohen edhe nga kundërshtarët e tyre me të cilët kanë krijuar hasmëritë. Janë persona që lëvizin vazhdimisht, qoftë brenda Shqipërisë, qoftë jashtë Shqipërisë,” u shpreh avokati, Alban Qafa.
“Ka një gjë një problematikë që është një organizim jo strikt midis policisë gjyqësore dhe prokurorisë, pasi shumë oficerë të policisë gjyqësore që përfshihen në hetime “detyrohen” të raportojnë tek eprorët e tyre në polici për veprimet që bëjnë hetimet, që kjo është një gjë e ndaluar. Dhe ky lloj raportimi, qoftë edhe jo formal, mund të çojë edhe në dekonspirim të hetimeve të rasteve të rëndësishme dhe çështjeve të rëndësishme që bën prokuroria,” u shpreh ish-prokurori, Gentian Ternova.
Sipas SPAK, deri më tani, janë dokumentuar të paktën dy vrasje mafioze në Vlorë, disa episode trafiku ndërkombëtar dhe sasi të konsiderueshme kokaine të sekuestruara në Europë.
Në qendër të kësaj dosjeje qëndron një emër, Inez Hajrulla. Një personazh që i ka shpëtuar të paktën tre atentateve të dokumentuara, dhe disa të tjerave të planifikuara. Tashmë, në shënjestër edhe të drejtësisë që arriti t’i shpëtojë në aksionin e 7 marsit.
Pavarësisht forcave të shumta RENEA që rrethuan kompleksin “OSLO”, i konsideruar si baza e grupit kriminal, as ai, dhe as krahu i tij i djathtë, Ervis Matodashaj, nuk arritën të kapeshin.
“Nuk është domosdoshmërisht rrjedhje informacioni apo dekonspirim, pasi personi që është goditur tre herë, Inez Hajrulla, është një person që gjithmonë në ruajtje të jetës së tij, dhe është gjithmonë në lëvizje për të shmangur hakmarrjen nga kundërshtarët e tij që janë edhe ata grupe të forta dhe të rrezikshme, me rrezikshmëri të lartë kundër jetës ndaj personit,” u shpreh avokati, Alban Qafa.
“Në çështjet penale në krimet ndaj jetës dhe shëndetit, kqyrja e vendit të ngjarjes dhe provat e para janë shumë, shumë të rëndësishme, sepse zbardhen ngjarjet, këto janë kollonat e para. Nëse ti heq provat, kjo është diçka shumë, shumë e rëndë që nuk duhet të ndodhë në policinë e shtetit. Ama njoftimet e personave, e njoftove, se njoftove ai masën aty e ka, nuk ka nga ikën…,” u shpreh ish-prokurori, Ervin Karanxha.
Një ngjarje dramatike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Tiranës, ku një automjet është përfshirë papri...
Një sherr mes disa personave ka ndodhur dje në Tuz, ku shtetasi shqiptar PP (37) është plagosur disa herë me thikë, njoftoi sot Dr...
Banorët e zonës “Afrim i Ri” në Fier kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me ndërtimin e një grumbulluesi t&e...
Në listën me pak emra të huajsh ardhur në Shqipëri si vrasës me pagesë është edhe ai i portugezit i rri...
Rreth orës 20:25, në aksin rrugor “Shkodër–Velipojë”, shtetasi H. C., 57 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka h...
Të hetuar, të dënuar dhe shpesh në kërkim nga policia, narkotrafikantët më të mëdhenj shqiptarë kanë...
Pas denoncimit të emisionit investigativ “Piranjat”, të rastit të 64-vjeçarit, Qazim Karafili, policia lokale ka nisur procedi...
Një tjetër sulm kibernetik ka ndodhur ndaj institucioneve shtetërore në vend, ku pas hakerimit të faqes së Kuvendit t&eu...
Pas dhënies të vendimit nga gjykata Lezhë për burgim të përjetshëm për Ruben Saraivën, vjen reagimi i parë nga...
Ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë...