“Pash audin që përdor për antentat”/ Zbardhen bisedat e shefit Rezart Kuçi me grupin kriminal

Në dosjen penale ndaj Inez Hajrullës, ku i përfshirë rezulton të jetë edhe ish-shefi i krimeve, Rezart Kuçi, SPAK ka zbuluar lidhjet që ky i fundit kishte me anëtarët e grupit kriminal.
Më datë 11.01.2021, Rezart Kuçi i shkruan Ervis Matodashaj:
Rezart Kuçi: “U shkëmbeva me Audin… prandaj…”
Ervis Matodashaj: “Me kë Audi, vlla?”
Rezart Kuçi: “Me atë Audin për atentat… që mban ti… me targa angleze.”
Nga analiza e kësaj bisede, rezulton se Rezart Kuçi kishte dijeni që Ervis Matodashaj dispononte një automjet të markës “Audi”, me targa angleze, dhe se ky mjet ishte i destinuar për atentat.
Më datë 13.02.2021, Rezart Kuçi i shkruan sërish Ervis Matodashajt, duke e paralajmëruar për një kontroll policor dhe duke i dhënë udhëzime se si të sillej:
Rezart Kuçi: “Ik që aty, o budalla… se më kanë dhënë urdhër me ardh me ju marrë… Hahaha… Ç’do ti aty? Është alarmuar gjithë dynjaja… Se merrem unë, po vij aty… Ai boti, flet gjë po e pyeta unë? Rri serioz kur të vij unë… Ka dhënë urdhër i madhi… Mos e ça… se e kam unë situatën në dorë. Kujdes, rrini serioz, mos jepni të njohme… Ik direkt te shtëpia jote, mos rri rrugëve… Shko në shtëpi, jo këtu poshtë.”
Lexo edhe
AKTUALITET
Dosja ‘Hajrulla’/ Vrasje, drogë, informatorë dhe implikim të shtetit, zbardhen përgjimet

‘Mollë sherri’ në vrasjen e Martin Çeços/ U akuzuar se nxori në pritë 26-vjeçarin, Martina Pajollari kërkon lirimin

Shkeljet me tenderët me vlerë 1 mln euro, SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë

Dosja “AKSHI”/ Del emri i Alqi Bllakos. SPAK gjen biseda për rrëmbim e dhunë që ish-deputeti i PS ka bërë me Ergys Agasin

Vdekja e hajdutit, policia zbulon shkakun

Kokaina në Frakull/ SPAK bën të penduar dy ''kokat'' e dosjes, pritet ‘zbërthimi’ i grupit

Vrasja e 22-vjeçares palestineze në Tiranë/ Gjykata shpall në kërkim ndërkombëtar babanë e dyshuar pas refuzimit të ekstradimit nga Liban...

'Festuan Pashkët dhe lanë pas mbeturina'/ Pylli i Semanit mbulohet nga plastika





