Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Pashkët Ortodokse, fluks i lartë në Kapshticë! Në 24 orët e fundit kanë hyrë 7,500 qytetarë

P
Piranjat10 April 2026, 16:03 · 1 min lexim
Pashkët Ortodokse, fluks i lartë në Kapshticë! Në 24

Edhe këtë vit emigrantë të shumtë kanë zgjedhur ta festojnë Pashkën Ortodokse me familjarët e tyre në vendin tonë.

Kjo ka sjellë fluks të lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës. Sipas të dhënave, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë nga Greqia rreth 7,500 qytetarë, ndërsa kanë udhëtuar drejt shtetit fqinj mbi 2,700 persona.

Pavarësisht shtimit të lëvizjeve, nuk ka pasur radhë pritjeje, pasi pala shqiptare ka punuar me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa autoritetet greke funksionojnë me 3 sportele në dalje.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj jave kanë ardhur nga Greqia në vendin tonë rreth 30 mijë pasagjerë. Autoritetet kanë marrë të gjitha masat për të menaxhuar fluksin me shtim të kapaciteteve për përpunimin e të dhënave për emigrantët gjatë kësaj periudhe festive.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.