Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
AKTUALITET

Pastruesja filipinase grabiti familjen në Tiranë, zbardhet shuma e madhe që vodhi

P
Piranjat19 April 2026, 13:01 · 3 min lexim
Pastruesja filipinase grabiti familjen në Tiranë, zbardhet shuma e

Një shtetase nga Filipinet është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se për një periudhë rreth dyvjeçare ka vjedhur sende me vlerë të konsiderueshme nga banesa e një familjeje shqiptare në kompleksin “Ambasador 3” në kryeqytet.

Sipas burimeve hetimore, e dyshuara ishte e punësuar si sanitare me kohë të pjesshme në apartamentin e familjes, e cila nuk jetonte në mënyrë të përhershme në Shqipëri, por e frekuentonte herë pas here banesën.

Nga kallëzimi i bërë, rezulton se në banesë mungonin sende luksi me vlerë të lartë, përfshirë dy çanta Chanel me vlerë rreth 12 mijë euro, një çantë Hermès me vlerë rreth 46 mijë euro dhe një tjetër të së njëjtës markë me vlerë 6,600 euro.

Po ashtu, janë raportuar të vjedhura bizhuteri të shtrenjta, si vathë me diamant 1 karat me vlerë rreth 10 mijë euro dhe një unazë me diamant 3.2 karat me vlerë rreth 15 mijë euro.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në periudha të ndryshme janë marrë edhe shuma parash nga 100 deri në 500 euro, duke arritur në një total prej rreth 20 mijë eurosh.

Pas denoncimit, policia ka nisur hetimet dhe ka arritur në përfundimin se autorja e dyshuar ishte pikërisht punonjësja e shtëpisë. Sipas të dhënave, ajo kishte siguruar një kopje të çelësit të apartamentit dhe hynte në banesë në mungesë të pronarëve.

Gjatë kontrollit në banesën e saj, autoritetet kanë sekuestruar disa prej sendeve të vjedhura, përfshirë një medalion të markës Bulgari dhe një palë vathë Elisabetta Franchi. Megjithatë, pjesa më e madhe e sendeve të raportuara nuk është gjetur ende.

Nga hetimet ka rezultuar se e dyshuara ka kryer vjedhje edhe në banesa të tjera të të afërmve të familjes ku punonte. Gjithashtu, është zbuluar se gjatë një periudhe katërmujore ajo ka frekuentuar 171 herë një kazino në zonën e “Tajvanit” në Tiranë.

Shtetasja e huaj ka pranuar autorësinë e veprave penale gjatë marrjes në pyetje, duke deklaruar se sendet e vjedhura nuk i posedon më.

Aktualisht, ajo ndodhet në paraburgim në institucionin e vuajtjes së dënimit për gratë në Pogradec. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të çështjes dhe gjetjen e sendeve të tjera të vjedhura.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.