Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
AKTUALITET

Patronazhistë dhe beton, njihni ekonominë e Shqipërisë 2025

P
Piranjat26 March 2026, 18:24 · 3 min lexim
Patronazhistë dhe beton, njihni ekonominë e Shqipërisë 2025

Një rritje ekonomike e deformuar që me gjasa do të pasohet nga një krizë, kjo është ajo çfarë vërehet në të dhënat paraprake të publikuara nga Instituti i Statistikave të enjten.

Duke iu referuar veçmas të dhënave për tremujorin e katërt, INSTAT shkruan: “Administratra Publike, Arsimi dhe Shëndetësisia” shënoi rritje prej 8,30 %, i ndjekur nga aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi një rritje prej 7,36 %, aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me një rritje prej 6,25 %, grupi “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” shënoi  një rritje prej 2,82%, grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi një rritje prej 1,14 %, grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje dhe aktivitete të tjera shërbimi” shënoi rritje prej 0,81 % dhe grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje me 0,11 %.”

Sektorët në fjalë kanë pesha të ndryshme dhe për rrjedhojë, kontributi i tyre në rritjen ekonomike 3.8% është si më poshtë: “Ndërtimi” me +1,17 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +1,02 pikë përqindje,  “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,32 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,22 pikë përqindje, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit” me +0,05 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,02 pikë përqindje, dhe “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0,01 pikë përqindje.”

Ndryshe nga këto, bujqësia dhe industria, dy sektorët kyçë që zënë një pjesë të konsiderueshme të punësimit, pësuan rënie gjatë vitit të kaluar.

Bujqësia, sektori ku zyrtarisht janë të zënë me punë mbi 40% e forcës punëtore, mbylli vitin e pestë radhazi me rënie. Hera e fundit kur ky sektor ka qenë me rritje ka qenë viti 2020. Gjatë vitit 2025, bujqësia u tkurr më tej me pothuajse 2%. Industria mbylli vitin e dytë radhazi me rënie, nga ku manifaktura, sektori që punëson dhjetëramijëra njerëz në të gjithë vendin, pësoi rënie për vitin e tretë radhazi.

Të dy sektorët kryesorë të rritjes, ndërtimi dhe qeveria, janë të paqëndrueshëm. Qeveria rriti numrin e të punësuarve dhe pagat gjatë vitit të kaluar, gjë që sipas gjasave, do të konvertohet së shpejti në inflacion por jo në produktivitet. Mbi të gjitha, kriza e gjatë e bujqësisë dhe e manifakturës duket se ka shkaqe strukturore të cilat kërkojnë reforma të thella në qeverisje në mënyrë që të zgjidhen. /Birn/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.