PD: Narkopolicia sulmoi me dhunë të paprecedentë protestuesit me bomba e gaz lotësjellës, disa deputetë dhe drejtues të lënduar

Deklaratë e Partisë Demokratike:
Dhuna e paprecedentë e narkoPolicisë me urdhër të Edi Ramës, sulmet me bomba, molotov, gaz lotsjellës kundër qytetarëve në protestën e opozitës, ka shkaktuar shumë të plagosur dhe të lënduar, disa prej tyre deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Si asnjëherë më parë narkoPolicia nuk ka pritur as mbylljen e fjalës së kryetarit të opozitës dhe është futur në mes të protestuesve me repartet speciale ‘Operacionalja’ dhe ‘Shqiponja’ duke përdorur bombola spraji djegës drejtpërdrejt mbi protestuesit.
Të plagosur në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë. Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e narkoPolicisë së dyshes kriminale Rama-Balluku, që ka vetëm një qëllim, frikësimin e qytetarëve dhe shuarjen e valës së protestave kombëtare.
Zari i Belinda Ballukut në krye të Policisë për të dëshmuar zellin ndaj shefes, duke përdorur metoda ilegale kundër qytetarëve dhe politikanëve të opozitës e ka future vetën në ‘listën e zezë’ të paligjshmërive, për të cilat do të mbajë përgjegjësi direkte, dhe nuk do mund të fshihet gjithmonë pas fustanit të Belindës dhe çitjaneve të Ramës.
Tirana është sonte në shtetrrethim policor me qëllim mbrojtjen e narkoshtetit të Edi Ramës dhe hajdutërisë së tij kriminale. Duke dënuar me forcën më të madhe dhunën e egër ndaj demokratëve, Partia Demokratike garanton qytetarët se, asgjë nuk do e ndalë protestën dhe kryengritjen paqësore të opozitës deri në rrëzimin e autokracisë elektorale dhe kleptokrate të Edi Ramës.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë

Protesta e opozitës, të pranishëm edhe Shkëlzen Berisha dhe Argita Malltezi

FOTO-LAJM/ Kordoni i policisë vendoset tek xhamia pranë Parlamentit

Një polic përfundon te Trauma me djegie dhe çarje në kokë

FOTO-LAJM/ Protesta, qytetari me beben në krah në sheshin para Kryeministrisë

Lëndohet rëndë deputeti Klevis Balliu, dërgohet me urgjencë në spital

Efektivit të policisë i shpërthen lënda piroteknike në trup

Situata e tensionuar në protestën e PD/ Ndalohen 4 persona, u kapën me çantë me molotovë





