Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
AKTUALITET

‘Pension’ që 47 vjeç për artistët, ja kategoritë që përfitojnë/ Ministria e Kulturës, trajtim financiar për artistët performues

P
Piranjat 2 September 2026, 18:30 · 3 min lexim
‘Pension’ që 47 vjeç për artistët, ja

Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Kulturës, synon të krijojë një skemë trajtimi financiar për artistët performues që nuk kanë arritur moshën e pensionit por duhet ndërpresin veprimtarinë skenike. Nën emrin “Për trajtimin financiar të artistëve performues pas ndërprerjes së veprimtarisë artistike skenike”,  projektligji, parashikon që artistët që punojnë në institucionet publike, mund të përfitojnë trajtim financiar pse një lloj parapensioni që në moshën 47 vjeçare nëse e shkëpusin këtë marrëdhënie pune.

Kufiri i moshës 47 vjeç  është vetëm për artistët që kanë profesione të interpretimit fizik në skenë si: akrobatët, balerinët dhe  valltarët. Ndërkaq, për profesionin e këngëtarit lirik – solist, e drejta për përfitimin e trajtimit financiar lind kur artisti është 57 vjeç, çka vlen edhe për pjesëtarët e korit.

Nga ana tjetër, përfitimi i trajtimit financiar sipas këtij ligji nuk cenon të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë, pensionit të invaliditetit ose pensionit familjar, sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore. Sipas projektligjit, masa e trajtimit financiar është 70 për qind e pagës bruto mujore dhe përfitohet për një periudhë prej 5 vjeçare. Pas 5 viteve të para, masa e trajtimit financiar zbret në 50 për qind të pagës neto mujore.

Masa e trajtimit financiar përfitohet deri në datën e lindjes së të drejtës për pensionin e pleqërisë, pensionin e invaliditetit ose pensionin familjar. Sipas kritereve të përcaktuara, nga ky projektligj firmosur nga Blendi Gonxhe, përfitojnë artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe ata të Cirkut Kombëtar.

Periudha gjatë së cilës subjekti përfitues merr trajtim financiar, sipas këtij ligji, njihet si periudhë sigurimi për efekt të përfitimit të pensionit të pleqërisë. Trajtimi financiar i parashikuar në këtë ligj financohet nga Buxheti i Shtetit, i cili përballon edhe shpenzimet për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Megjithëkëtë, subjektet përfituese të kësaj skeme trajtimi financiar, me kërkesë të institucionit publik të artit dhe kulturës, angazhohen, pa shpërblim shtesë për 250 orë në vit kalendarik, në veprimtari trajnuese, promovuese, artistike, kulturore ose mentorim profesional, në përputhje me aftësitë dhe mundësitë e tyre. Ky projektligj hyn në fuqi nga data 1 janar 2027 dhe nuk ka efekt prapaveprues.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.