Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
AKTUALITET

“Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë”, banorët rrëfejnë tmerrin nga flakët në Krujë: Vetëm shpirti jonë e di çfarë hoqëm

P
Piranjat 9 August 2026, 13:04 · 3 min lexim
“Për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë”, banorët

Një banor i Krujës ka rrëfyer Tv momentet e frikës teksa flakët iu afruan banesës së tij dhe brenda pak minutash rrethuan të gjithë zonën. Ai tregon se familjarët dhe banorët u përpoqën të mbanin zjarrin nën kontroll me autobotë uji, ndërsa nxorën me shpejtësi fëmijët nga shtëpia. Sipas tij, situata u kthye në kaos teksa e gjithë lagjja po evakuohej dhe ekzistonte frika se flakët mund të përfshinin edhe një fasoneri.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë. Për 5 minuta rrethoi të gjithë shtëpinë. Ne e kemi mbajt situatën vetë në kontroll me dy autobotë uji. Zjarrfikësit kanë ardhur sa për të shuar vatrat e vogla. Mami thonte nuk dal nga shtëpia, të digjem brenda. Dolëm, nxorëm fëmijët. U mbush oborri me njerëz që e kemi mbajt zjarrin. Ato zjarrfikëset e mbajtën në kontroll deri nga ora 10. Iu afrua më pas shtëpisë, doli zjarri para. Morën magazinat e ujësjellësit. Ka qenë një kaos i paparë. Nuk ka bërë vaki ndonjëherë. E gjithë lagjja po evakuohej, u bllokua rruga e zjarrfikëses. E gjithë lagjja u tmerrua. Kishim frikë mos shpërthente një fasoneri”, tha ai për Report Tv.

Një tjetër banore e Krujës ka rrëfyer momentet e përjetuara gjatë zjarrit, kur flakët rrethuan zonën dhe detyruan familjet të largoheshin nga banesat. Ajo tregon se dy djemtë e saj mbetën mes flakëve, ndërsa vetë nuk mundi të largohej për shkak të zjarrit.

“Mua shyqyr më shpëtuan fëmijët. Se ca ka qenë këtu mbrëmë, vetëm shpirti jonë di. Kemi marrë fëmijët kemi iku tek goca. Dy djemtë i kam pas mes flakësh. Dëme ka pasur, vetëm shtëpitë kanë shpëtuar. Helikopterët deri në darkë kanë qenë këtu. Nuk kam ec dot prej flakësh, më kapën dhe më çuan poshtë. U tmerruan fëmijët, mirë ne të vjetrit”, tha banorja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.