Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
AKTUALITET

“Për ne nuk ka më jetë, frymojmë që të çojmë drejtësinë deri në fund!”/ Babai i Ilaria Sulës: Çfarë na tha në telefonatën e fundit! Detaji që na alarmoi

P
Piranjat17 April 2026, 12:38 · 2 min lexim
“Për ne nuk ka më jetë, frymojmë që të

Italia dhe Shqipëria u tronditën nga vrasja e Iliara Sulës, 22-vjeçares shqiptare e cila u vra nga i dashuri i saj filipinas Mark Samson.

Prindërit e Ilaria Sulës, në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur”, të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, kanë zbuluar telefonatën e fundit me të bijën.

Babai Flamur Sula rrëfen se biseda e tyre e fundit kishte zgjatur 15 minuta dhe tema e diskutuar ishte ajo e rutinës së përditshme, dhe vajza u kishte thënë se do të kthehej pas disa ditësh në shtëpi.

“Për ne nuk ka më jetë sepse kur një prind humb një fëmijë ka humbur gjithçka. Jemi dy të gjallë që frymojmë për të çuar drejtësinë e saj deri në fund.

25 mars ka qenë dita që kemi folur për herë të fundit me Ilarian, foli me mua dhe bashkëshorten time. Biseda ishte e zakonshme, e pyetëm çfarë kishte bërë atë ditë dhe si i shkonin studimet, rutina e përditshme kur flisnim bashkë.
Biseduam rreth 15 minuta dhe nuk na dha asnjë sinjal që të na linte të kuptonim diçka,. Nuk kuptuam diçka sepse nuk do të rrija pa bërë gjë. Ilaria na tha do të vit ë shtunën në mëngjes në datën 29 në shtëpi. Më tha do të vi dhe më lër një takim në parukeri. Prisnim të vinte të shtunën në mëngjes në shtëpi. Që të martën as vetë nuk e kuptoj se si nuk folëm kurrë në telefon, kur më parë në mos çdo ditë një herë në dy ditë flisnim patjetër.

Më 29 ime shoqe i çoi sms ta pyeste nëse e mori trenin, por sms nuk shkonte dhe telefoni dilte i fikur. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë dhe u alarmuam. Menduam që mbase kishte humbur telefonin, treni erdhi dhe iku, por Ilaria nuk erdhi kurrë”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.