Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
AKTUALITET

Përdorimi i telefonit në timon "fundos" shoferët, mbi 12 mijë gjoba në Tiranë gjatë javës

P
Piranjat 2 August 2026, 17:46 · 1 min lexim
Përdorimi i telefonit në timon "fundos" shoferët, mbi

Mbi 12 mijë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë evidentuar në Tiranë gjatë javës së fundit, ndërsa 1 562 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, mosvendosjen e rripit të sigurimit ose lëvizjen me motomjet pa kaskë mbrojtëse.

Sipas bilancit të Policisë Rrugore të Tiranës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në akset kryesore dhe rrugët me qarkullim të lartë janë konstatuar 12 505 shkelje të Kodit Rrugor.

Po ashtu, janë evidentuar 24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave janë arrestuar ose proceduar penalisht.

Gjatë kontrolleve janë vendosur gjithashtu 74 masa administrative për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, ndërsa 12 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

Në kuadër të aksionit, Policia ka larguar me karrotrec edhe 31 automjete të ndaluara ose të parkuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.

Policia Rrugore apelon ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit, të vendosin rripin e sigurimit, të mbajnë kaskën mbrojtëse në motomjete dhe të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.