Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Përfitojnë edhe shqiptarët! Greqia me masa shtesë në paketën e ndihmës për qytetarët, ja për çfarë bëhet fjalë

P
Piranjat22 April 2026, 17:15 · 2 min lexim
Përfitojnë edhe shqiptarët! Greqia me masa shtesë në

Me një mesazh televiziv, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur tetë masa të reja mbështetëse të qeverisë për familjet, pensionistët, qiramarrësit, fermerët dhe qytetarët me borxhe, me një kosto totale rreth 500 milionë euro.

Konkretisht subvencioni për naftën zgjatet edhe për muajin maj, me 20 cent për litër, ndërsa subvencioni për plehrat kimike vazhdon deri në gusht dhe përfitues janë rreth 250 mijë fermerë. Familjet me fëmijë do të marrin në fund të qershorit 150 euro për çdo fëmijë, pa pasur nevojë për aplikim.

Masa pritet të përfshijë rreth 975 mijë familje. Po ashtu, rriten kufijtë e të ardhurave për kthimin e një qiraje në vit, duke përfshirë edhe 70 mijë familje të tjera. Pensionistët, të moshuarit pa sigurime dhe personat me aftësi të kufizuara do të marrin 300 nga 250 euro (qe ishte ndihma) çdo nëntor, ndërsa përfituesit arrijnë në rreth 1.9 milionë persona. Një pjesë e rëndësishme e paketës lidhet edhe me borxhet ndaj bankave dhe ato te bizneseve.

Qytetarët do të kenë mundësi të fusin detyrimet e vjetra në skemë pagese deri në 72 këste, ndërsa edhe borxhet nga 5 mijë deri në 10 mijë euro mund të futen në mekanizmin jashtëgjyqësor.

Masat vijnë në një moment kur ekonomia greke ka shënuar një suficit primar prej 12.1 miliardë eurosh për vitin 2025, ose 4.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Qeveria argumenton se ky rezultat i jep mundësi shtetit të shpallë mbështetje të re për qytetarët, sidomos në një periudhë me kosto të lartë jetese dhe presione nga kriza energjetike. Kryeministri Mitsotakis tha se këto masa janë “ndarja e përfitimeve të ekonomisë me shoqërinë”, por pranoi se shumë qytetarë mund t’i konsiderojnë ende të pamjaftueshme përballë kostos së lartë të jetesës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.