AKTUALITET
Përfshihet nga flakët një automjet në lëvizje në Cërrik/ Shpëton drejtuesja

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në një nga rrugët e brendshme të qytetit të Cërrikut.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25, kur mjeti, që drejtohej nga një grua, ishte në lëvizje. Sipas informacioneve paraprake, fillimisht është dëgjuar një zhurmë e fortë, e ngjashme me një shpërthim, ndërsa menjëherë më pas automjeti është përfshirë nga flakët.
Fatmirësisht, drejtuesja ka arritur të dalë me shpejtësi nga automjeti, duke shpëtuar pa pësuar lëndime.
Si pasojë e zjarrit, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme nga djegia. Shkaqet e ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Olsian Çela: Duhen më shumë prokurorë, problem infrastruktura

Dhunimi i 17-vjeçares/ Reagon Policia e Fierit: Proceduam tre adoleshentet!

Detaje nga ngjarja në Fier/ 17-vjeçarja u dhunua një muaj më parë, e mitura kishte lënë shkollën

Ajola Xoxa kërkoi shtyrjen e procesit gjyqësor, SPAK: Të ndahet nga Veliaj!

Aksidenti i autobusit të linjës Berat-Tiranë, në reanimacion dy fëmijë dhe një shtetase e huaj

Të harruar nga shteti/ Banorët e Topojanit në Këlcyrë mirëmbajnë vetë rrugën

Arrestohet në Frankfurt 29-vjeçari shqiptar, dyshohet për mashtrim me dhjetëra milionë euro

Nis gjyqi për Erion Veliajn, Ajola Xoxa kërkon shtyrjen e procesit pas lindjes së fëmijës





