Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me bimësi në Mat

Një vatër zjarri është shfaqur në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe duke shkaktuar alarm në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë favorizuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë, çka ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi dhe të rrezikojë sipërfaqe të konsiderueshme.
Në vendngjarje ndodhen forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetura nga punonjës të Bashkisë Mat, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë vendosur në mënyrë të qëllimshme, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Bregdeti mban pezull çmimet e reja të referencës, në rrethe rivlerësimi vijon me vlerat e 2016-s

Alternime kthjellimesh e vranësirash, parashikimi i motit për sot

Në kulmin e sezonit prodhues, fluturojnë çmimet e perimeve

Bileta falas për të mbushur stadiumin? Shtohen akuzat dhe pretendimet për koncertin e Kanye West

Vijon marshimi/ Protestuesit ulen para Parlamentit, thërrasin njëzëri: Parlamenti i krimit

“Shqiptarët po mbrojnë të drejtat e tyre”/ The Guardian: Protestat masive po vënë në pikëpyetje drejtimin e vendit

FOTO/ Pankartat pikante nga protesta qytetare: 4 mln euro i duam në Onkologjik, jo për dëngla

Nxënësi përlot sheshin: Një minutë heshtje për Martin Canin që ndërroi jetë! Rama jep dorëheqjen sa më parë





