AKTUALITET
Përfshihet nga zjarri kodra në hyrje të Ksamilit, flakët pranë një resorti

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e kësaj të hëne kodrën në hyrje të Ksamilit, duke shkaktuar alarm në zonë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 04:50 dhe është përhapur në afërsi të një resorti, duke ngritur shqetësime për rrezikun që mund të paraqesë për objektet pranë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë intensivisht për të vënë flakët nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve dhe vlerësimin e situatës në terren.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Parashikimi i motit për sot, 27 korrik 2026

“Viti 2025 ndër më problematikët e dekadës së fundit”, raporti i AKM: Zjarri “shkrumboi” Shqipërinë, u përfshinë nga flakët 33 mijë ha si...

E pazakontë/ Trafikanti i drogës shmang dëbimin në Shqipëri, pasi vajza e tij vuan nga urinimi në shtrat

Shpenzimet sipas qarqeve, vetëm Tirana, Durrësi dhe Korça dominuan investimet, të tjerët për paga

Banka e Shqipërisë shton blerjet e euros, në tremujorin e parë u blenë 95.5mln, por monedha vijon të dobësohet kundrejt lekut

Zjarri përfshin kodrat e Peshtanit

Nga ''ishulli i thesarit'' te ''313-ta''/ Historia e Davide Pecorellit, si e inskenoi vdekjen me priftin nga Shkodra

Ngjarja e rëndë në Roskovec/ Publikohet momenti kur RENEA rrethon makinën e Nertil Buzit





