Përfundon tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e përnatshëm në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës së 60-të kundër qeverisë.
Të organizuar pas tubimit, qytetarët u larguan nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" për të vijuar marshimin në itinerarin e zakonshëm në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit. Gjatë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet "Rama ik", "Dorëheqje", "Shqipëri e re" dhe "Revolucion", duke ritheksuar se mobilizimi i tyre do të vazhdojë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe përmbushjen e kërkesave që kanë paraqitur.
Vlen të theksohet se protesta vijon edhe pas prezantimit të platformës "Besa", nga ana e kryeministrit Edi Rama, e cila sipas tij, synojnë të krijojnë një komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët. Protestuesit janë shprehur se nuk i konsiderojnë të mjaftueshme deklaratat e kryeministrit dhe se nuk presin platforma apo iniciativa të reja nga qeveria.
Sipas tyre, protesta ka kaluar prej kohësh fazën e kërkesave sektoriale. Ata këmbëngulin se objekti i tubimeve nuk është më marrja e premtimeve apo angazhimeve politike, por largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident në Durrës, makina përplaset me një fëmijë me biçikletë elektrike

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron fundjavë përvëluese në Shqipëri dhe rrezik të lartë nga zjarret, zonat më të rrezikuar...

Një minutë heshtje për nënën e dy të miturit! Bëjnë me faj Ramën për tragjedinë në Shkodër: Jep dorëheqjen

Nga “korbat” te 60 ditët e protestës, qytetarët i përgjigjen Ramës me pankarta ironike

Thirrja e fortë e të moshuarit për intelektualët: Reagoni, heshtja juaj mund të jetë më e rëndë se fjala e të ligjve

Bulevardi oshëtin nga thirrjet e protestuesve: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë

“Jemi të parët në Europë për zhurmë dhe ndotje”/ Qytetarja: Edhe te pallati që u dogj po ndërtojnë kulla, po mbytemi

"Largoi 1,2 milionë shqiptarë në emigrim"/ Qytetari në ditën e 60-të të revoltës: Rama duhet të largohet një orë e më parë





