Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
AKTUALITET

Përhapja e lajmit për infektim me HIV/AIDS të zyrtarëve të bashkisë Gjirokastër, vjen paralajmërimi nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën

P
Piranjat20 April 2026, 16:45 · 5 min lexim
Përhapja e lajmit për infektim me HIV/AIDS të zyrtarëve

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në cilësinë e autoritetit mbikëqyrës dhe monitorues për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë, në zbatim të kompetencave të saj ligjore, po ndjek me shqetësim të veçantë publikimin dhe qarkullimin në media dhe rrjete sociale të një lajmi që përmban informacione mbi gjendjen shëndetësore të disa individëve të identifikueshëm në Bashkinë Gjirokastër.

Neni 35 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ligji nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”garantojnë të drejtën për respektimin e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Në kuadër të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, Zyra e Komisionerit thekson se të dhënat që lidhen me shëndetin përbëjnë kategori të veçanta të të dhënave personale (të dhëna sensitive), përpunimi i të cilave, sipas nenit 9 të ligjit është i ndaluar në parim dhe lejohet vetëm në raste të kufizuara, të përcaktuara nga ky ligj. Për rrjedhojë, publikimi i të dhënave personale në media dhe veçanërisht i të dhënave që lidhen me shëndetin, në mungesë të një baze ligjore dhe të një interesi publik të qartë, konkret dhe mbizotërues, përbën përpunim të paligjshëm dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Sa më sipër, publikimi i një informacioni të tillë, veçanërisht kur është i pakonfirmuar, i pasaktë apo i panevojshëm për interesin publik, cenon rëndë dinjitetin dhe reputacionin e individëve dhe mund të sjellë pasoja të drejtpërdrejta në jetën e tyre personale dhe profesionale.
Në një hapësirë publike ku informacioni qarkullon me shpejtësi, trajtimi i të dhënave që lidhen me shëndetin kërkon kujdes të veçantë dhe përgjegjësi të shtuar.

“Publikime të tilla bien ndesh me parashikimet e nenit 43 të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Udhëzimit nr. 02/2025 “Për mbrojtjen e të dhënave personale shëndetësore”, i cili lejon përpunimin e këtyre të dhënave vetëm në raste të kufizuara dhe të përcaktuara qartë me ligj, si dhe me Udhëzimin nr. 07/2025 “Për mbrojtjen e të dhënave personale në median e shkruar, elektronike dhe/ose audiovizive” i cili kërkon verifikimin e informacionit dhe ndalon publikimin e të dhënave sensitive pa bazë ligjore dhe pa një interes publik të qartë, proporcional dhe të justifikuar. Ushtrimi i së drejtës së lirisë së shprehjes dhe informimit nuk mund të cenojë të drejtën për respektimin e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të garantuara nga Kushtetuta dhe instrumentet ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, Zyra e Komisionerit, në ushtrim të kompetencave të saj, tërheq vëmendjen dhe i bën thirrje mediave, portaleve dhe përdoruesve të rrjeteve sociale të tregojnë kujdes të shtuar në trajtimin e informacionit që përmban të dhëna shëndetësore, të verifikojnë me përgjegjësi saktësinë e informacionit dhe të shmangin përhapjen, publikimin dhe çdo përpunim të mëtejshëm të këtyre të dhënave, si dhe të marrin masa të menjëhershme për fshirjen nga të gjitha platformat të çdo përmbajtjeje që lidhet me këtë rast.

Mosrespektimi i këtyre detyrimeve përbën shkelje të ligjit nr. 124/2024 dhe mund të sjellë aplikimin e masave administrative dhe sanksioneve përkatëse.

Zyra e Komisionerit mbetet e angazhuar për të garantuar zbatimin efektiv të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të individëve.

Respektimi i privatësisë dhe dinjitetit njerëzor mbetet një standard themelor për një shoqëri demokratike dhe një detyrim për të gjithë aktorët publikë dhe mediatikë”, thuhet më tej në njoftim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.