Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
AKTUALITET

Përkeqësohet situata në Shushicë të Vlorës/ Era favorizon flakët, rrezikohen banesa

P
Piranjat21 September 2026, 15:49 · 2 min lexim
Përkeqësohet situata në Shushicë të Vlorës/ Era

Situata vazhdon të jetë problematike në Njësinë Administrative Shushicë, pasi për shkak edhe të erës së fortë flakët po përhapen me shpejtësi pranë fshatrave Bunavi dhe Grabian. Flakët rrezikojnë banesat dhe gjënë e gjallë. Shefi i repartit të ndërhyrjes kundër zjarrit në zjarrfikësen e Vlorës, Luan Kapaj thotë se rreziku në zonë vijon të jetë ende.

Sipas tij është përjashtuar rreziku për djegien e banesave por vijojnë të digjen rrënjë të shumta me ullinjtë dhe pemëtari të zonës.

“Në këtë territor këtu të këtij fshati është shumë problematike sepse, siç e shikoni vetë, bimësia e dendur e bari i thatë, era janë faktorë që ndikon masivisht në përhapjen e zjarrit. Këtu janë disa banesa që rrezikohen nga zjarri. 

Por me ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës, ne bëjmë të mundur që të mbrojmë këto banesa. Kurse pjesa tjetër e blegtorisë, ullinjve e të tjerë, u përshkua e gjitha nga flakët e zjarrit, i cili ka shkaktuar goxha dëme.

Rreziku për momentin është evident, por që ne do mundohemi që mos të na digjen banesat për momentin. Sepse ka banorë, ka blegtori, ka çdo gjë… Siç e shikoni vetë, era është shumë e fortë dhe po bën të mundur përhapjen e zjarrit në të gjitha drejtimet”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.