Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
AKTUALITET

Përkeqësohet zjarri në Fier! Flakët përhapen drejt një lokali, pritet ndërhyrje nga ajri

P
Piranjat 5 July 2026, 15:49 · 1 min lexim
Përkeqësohet zjarri në Fier! Flakët përhapen drejt

Situata nga zjarri në fshatin Drizë të bashkisë Fier është përkeqësuar, pasi flakët që përfshinë një sipërfaqe me ullishte po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga era e fortë. Sipas raportimeve, zjarri po avancon drejt një lokali pranë zonës, ndërsa forcat zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Patosit dhe Albpetrolit vijojnë punën intensive për ta vënë nën kontroll.

Mësohet se, operacionit u janë bashkuar edhe banorët e zonës, të cilët po ndihmojnë me mjete rrethanore në izolimin e vatrës së zjarrit. Edhe pse flakët ndodhen larg qendrës së banuar, terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve hyrëse në parcelat me ullinj po e bëjnë ndërhyrjen më të vështirë.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se pritet ndërhyrja nga ajri për të mbështetur operacionin e shuarjes së zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.