Përleshja në burgun e Fierit/ Komisioni i Disiplinës vendos sot! Kërkohet largimi nga detyra i 6 efektivëve dhe pezullimi i 2 të tjerëve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi, ka thirrur Komisionin e Disiplinës për të shqyrtuar incidentin e rëndë të ndodhur në burgun e Fierit.
Në mbledhje pritet të shqyrtohen masat e propozuara nga institucioni i vuajtjes së dënimit, i cili ka kërkuar largimin nga detyra të 6 efektivëve dhe pezullimin për 2 të tjerë, ndërsa për të burgosurit e përfshirë në konflikt është propozuar një masë shtesë disiplinore prej tre muajsh.
Paralelisht, Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar nëse përplasja ishte e çastit apo e porositur.
Në kuadër të këtyre hetimeve është marrë në pyetje edhe Denis Bajri, i cili ka dëshmuar se është thirrur dhe më pas është sulmuar me mjete prerëse të improvizuara nga Gjini dhe Zoto.
Lexo edhe
AKTUALITET
Të abuzosh edhe me të sëmurët mendorë – Jonaid Myzyri shkon te oferta e 5-të për pastrimin e “Ali Mihali” në Vlorë

Aksident në Sarandë/ Gjashtë automjete përplasen me njëra-tjetrën

Përfshihet nga flakët një banesë në Durrës, zjarri erdhi si pasojë e shkëndijës elektrike

"Ndoshta një ditë më shikon në kronikat e zeza"/ Si u rikthye në vëmendje videoja e autorit të dyshuar të vrasjes në Korçë me këngën fata...

“Më kërcënonte me video”, i mituri shqiptar denoncon 17-vjeçarin në Greqi për abuzim s*ksual

Zjarret nuk pushojnë, as njoftimet e “situata nën kontroll”: Flakët vijojnë në disa qarqe

Ndërron jetë nëna e Ardian Çapjas, i dënuari me burgim të përjetshëm kërkon leje të lërë qelinë

Kërkoi leje të linte qelinë për të shkuar në varrimin e së ëmës, kush është Ardian Çapja dhe si i shpëtoi atentatit me snajper 6 vite më ...





