Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ...
SOCIALE

Përmbarimi nis lirimin e ish-kabinave të plazhit në Durrës/ Familjet përplasen me efektivët, lot dhe dëshpërim

P
Piranjat 5 November 2025, 16:48 · 1 min lexim
Përmbarimi nis lirimin e ish-kabinave të plazhit në Durrës/

Tensione dhe lot gjatë ekzekutimit të urdhrit të përmbarimit në ish-kabinat e plazhit pranë “Rrotës së Kuqe” në zonën e Plazhit.  Banorët u detyruan të largohen nga banesat ku jetojnë prej më shumë se tri dekadash, pasi ish kabinat e plazhit u dhanë si banesa sociale në vitin 1991 për familjet e pastreha. 

Më pas, trualli ku ndodhen ato hyri në procesin e kthim-kompensimit të pronave. Disa familje u sistemuan, të tjera, siç janë dhe këto familje, vijuan betejat gjyqësore. Në vitin 2013, gjykata i dha përfundimisht të drejtën e pronësisë familjes Tirana, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. 

Banorët që nuk e kanë ndalur betejën ligjore thonë se u është kërkuar të aplikojnë si të pastrehë për banesa të reja. Gjykimi më i fundit i çështjes së tyre në Apel është vonuar, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, që kishte dosjen, ndërsa përmbarimi ka vijuar me lirimin e godinave. 

Ekzekutimi i sotëm rikthen pasigurinë për banorë të tjerë në plazhin e Durrësit, që presin ende një zgjidhje për strehimin e tyre. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.