Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati... Rama me një tjetër ftesë për studentët, sofra e gurit vendoset sërish para Kryeministrisë Kursi i këmbimit për sot, ja sa blihet dhe shitet euro dhe dollari Moti/ Alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri të dendura
AKTUALITET

Përndiqte dhe kërcënonte një qytetar me profile false për t’i marrë para, policia kap 24-vjeçarin

P
Piranjat11 August 2026, 10:50 · 2 min lexim
Përndiqte dhe kërcënonte një qytetar me profile false

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se përndiqte dhe kërcënonte një shtetas përmes profileve të falsifikuara në rrjetet sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash.

Policia e Tiranës njofton se operacioni i koduar “Accountet” u finalizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Në pranga u vu shtetasi Klevis Gega, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në momentin kur po merrte shumën e parave.

Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se kishte krijuar dhe përdorur profile të falsifikuara në platformat virtuale për të përndjekur dhe kanosur shtetasin D. P., duke e shtrënguar atë që t’i jepte një shumë parash.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumë parash dhe dy telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.