Përplasen dy automjete në aksin Lushnjë–Berat, përfundon në spital e moshuara

Një aksident është regjistruar në aksin nacional Lushnjë–Berat, në qendër të fshatit Fier-Shegan, ku janë përplasur dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes ka mbetur e lënduar një e moshuar, e cila është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në momentin e aksidentit, në vendngjarje ndodheshin forca të ushtrisë, të cilat ndërhynë për të disiplinuar trafikun deri në mbërritjen e Policisë Rrugore.
Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip Benz ka përplasur nga pas një automjet tip Volkswagen.
Policia Rrugore ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, një grua mbetet e bllokuar në makinë

"Ju erdhi fundi"/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin: Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve

“Bashkimi e bën fuqinë, Rama të japë dorëheqjen”/ Florian Haçkaj: Qëllimi është intimidim, por ne nuk i kemi frikë

Vrasja në Shkodër/ Viktima është vëllai i Vasel Koçekut, i arrestuar për vrasjen e 20-vjeçarit Pavlin Preka

"Ne kemi vrarë frikën"/ Aktori Mehdi Malkaj: Premtoi shëndetësi falas, arsim modern dhe pensione të larta, por ku janë?

Protesta e 42-të kundër Ramës/ Qytetari: Kemi kryeministër vagabond, nga ky bulevard do të dalë një republikë e re

EMRI/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima

E rëndë në Dukagjin! Vritet me armë zjarri një person





