AKTUALITET

Përplasja e qeverisë me magjistratët për pagat, Xama: Asnjë nga palët që janë në konflikt nuk respekton ligjet

Piranjat Përditësimi i fundit 8 September 2026, 12:49

Përplasja e qeverisë me magjistratët për pagat, Xama:

Gazetarja Ola Xama ka reaguar lidhur me përplasjen e qeverisë me magjistratët, për pagat e këtyre të fundit, ku ka sqaruar se asnjë nga palët që janë në konflikt nuk respekton ligjet. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Xama thotë se fillimisht është qeveria që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili detyronte Kuvendin të bënte ndryshimet ligjore për mënyrën e përllogaritjes së pagës brenda datë 31 korrik të këtij viti.

Ajo thekson më tej se administrata e thesarit nuk mund të ekzekutojë fonde shtesë nëse ato nuk janë të parashikuara dhe të disponueshme në llogarinë ekonomike. Sipas saj, thesari nuk mund të ekzekutojë një urdhër-shpenzim me vlerë më të lartë pa fondet përkatëse, pasi një veprim i tillë do të binte ndesh me rregullat buxhetore dhe mund të krijonte edhe detyrime të prapambetura.

Gazetarja kritikon edhe institucionet e drejtësisë që kërkojnë ekzekutimin e pagave pa pasur fondet përkatëse në dispozicion. Në fund, Xama shton se përgjegjësia kryesore për situatën mbetet te qeveria për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, ajo nënvizon se shkelja e një ligji nuk mund të kundërshtohet përmes një tjetër shkeljeje ligjore.

Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve konfirmon se asnjë nga palët që janë në konflikt nuk respekton ligjet. Fillimisht është qeveria që nuk ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese i cili detyronte Kuvendin të bënte ndryshimet ligjore për mënyrën e përllogaritjes së pagës brenda datë 31 korrik të këtij viti.

Dukshëm ky vendim nuk është zbatuar dhe është një shkelje nga ana e autoriteteve përgjegjëse. Shkelja mund të jetë e Ministrit të Financave i cili ka detyrimin për t’i propozuar Këshillit të Ministrave projektligje të karakterit financiar, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave nëse akti është depozituar por nuk i është paraqitur brenda afateve Këshillit të Ministrave, ose Këshillit të Ministrave që nuk e ka miratuar nëse i është paraqitur.

Nga ana tjetër, që administrata e thesarit të kalojë fondet përkatëse në një llogari financiare do të duhet që paratë të gjenden në llogarinë ekonomike. Nëse ligji “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” nuk është ndryshuar dhe nuk ka prodhuar efekte financiare, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Buxhetit nuk ka si të reflektojë në buxhet ndryshimet përkatëse, pasi do të shkelte Ligjin për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor. Në rastin në fjalë, thesari nuk ka si ekzekuton një urdhër-shpenzimi me vlerë më të lartë sepse do të ishte në shkleje të ligjit dhe rregullave buxhetore, madje dhe të natyrës penale pasi do të krijonte detyrime të prapambetura.

Si titullari i një institucioni të drejtësisë (nëpunësi autorizues) edhe drejtori i financës i këtij institucioni (nëpunësi zbatues) që ka bërë kërkesën për derdhjen e pagave pa patur fonde në llogarinë ekonomike, praktikisht ndodhen në shkelje të ligjit. Patjetër që shkelja e parë është e qeverisë që nuk ka zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese, por shkleja e ligjit nuk luftohet duke shkelur ligjin. Në shoqëritë me demokraci të konsoliduar situata të tilla thjesht nuk ndodhin. Në rastin e Shqipërisë do të ishte më mirë që pala e prekur nga padrejtësitë e ekzekutivit të shkelë etikën dhe të protestojë - sesa të marrë vetë vendime në shkelje të ligjit!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?