AKTUALITET
Përshkallëzohen flakët në pallatin përballë spitalit “Nënë Tereza”/ Shkrumbohet fasada e kompleksit, rrezikojnë të marrin flakë edhe pallatet e tjera

Një zjarr i madh ka përfshirë kompleksin e pallateve pranë farmacisë nr.10 në Tiranë. Flakët janë përshkallëzuar duke djegur pothuajse gjithë fasadën e një prej pallateve të kompleksit nq zonën pranë QSUT-së.
Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi në katin e sipërm të godinës, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Për shkak të përhapjes së flakëve, rrezikohet edhe një pallat ngjitur, duke shtuar rrezikun për të gjithë kompleksin e banimit.
Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
VIDEO/ Bie zjarr në kompleksin e banimit përballë spitalit “Nënë Tereza”, tymi "pushton" zonën

Skandali/ E inaguruar vetëm një vit më parë, shembet rruga në Shkozë

Zhvatën miliona euro nga evropianët/ Goditja e 3 Call Center-ava, 10 në pranga, mbi 890 mijë euro të sekuestruara

Hitaj nis lëvizjet e para në Polici, ndryshime në strukturat e qarkullimit në Tiranë

Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank, çfarë fshihet pas pengmarrjes





