Përshkallëzohet protesta/ Qytetarët bllokojnë hyrjen anësore të Kryeministrisë, Rama mbetet brenda godinës

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama ka shënuar sot një tjetër përshkallëzim, në ditën e 94-të të qëndresës.
Pas paralajmërimit të bërë një ditë më parë, protestuesit kanë ndryshuar mënyrën e zhvillimit të tubimit. Në vend që të marshonin dhe të qëndronin përpara hyrjes kryesore të Kryeministrisë, qytetarët janë zhvendosur në një prej hyrjeve anësore të godinës, në krah të Piramidës, duke bllokuar kalimin.
Lëvizja ka sjellë menjëherë një shtim të pranisë së Policisë së Shtetit, me efektivë të pozicionuar përreth Kryeministrisë për të kontrolluar situatën dhe për të garantuar sigurinë pranë godinës.
Ndërkohë, protesta ka ndikuar edhe në lëvizjet e kryeministrit Edi Rama. Sipas raportimeve nga vendngjarja, dalja e tij nga Kryeministria është penguar nga prania e protestuesve në hyrjen anësore.
Automjeti i kryeministrit është parë i ndezur pranë kësaj hyrjeje, ndërsa qytetarët vijojnë qëndrimin e tyre në zonë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici

94 ditë revoltë, qytetarët ironi me pankarta: Ahengu vazhdon, drejtësia kur fillon?

Qytetari i ndaluar i ikën nga duart Policisë tek ish-sheshi "Shqiponja", ia mbath me vrap në drejtim të Astirit

Dy viktima pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike në Vaun e Dejës, QKUM: Ambulanca u nis nga spitali i Shkodrës

Reduktimi i flotës me 30%, përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Publik: Brenda 1 jave përgjysmojmë autobusët!

Denoncimi nga Kukësi: Kabina elektrike gjysmë e shembur në fshatin Orgjoc, rrezikon jetën e fëmijëve

U arrestua në Dubai/ Kush është Nexhmedin Danaj? Pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe pronari i televizionit "Vlora Cable"

Arrestimi i Nexhmedin Danajt/ Policia jep detaje: Si pronari i “Vlora Cable” blinte drogë me transferta digjitale





