Policia “blindon” godinën e Kryeministrisë, përshkallëzohet protesta

Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë po zhvillohet këtë të martë në Tiranë, ndërsa situata është tensionuar në zonën përpara Kryeministrisë.
Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në ambientet e godinës së Kryeministrisë, por janë ndalur nga forcat e rendit.
Në këto momente, policia është vendosur “gardh” para godinës, duke penguar protestuesit të afrohen më tej. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kërkojnë të futen në ambientet e Kryeministrisë.
Protesta e sotme shënon ditën e 94-të të një aksioni qytetar që ka nisur prej më shumë se tre muajsh. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në listën e kërkesave të tyre përfshihen edhe ndryshimi i klasës politike dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor.
Organizatorët kanë paralajmëruar gjithashtu përshkallëzim të protestave gjatë muajve shtator dhe tetor, duke kërkuar një mobilizim më të gjerë qytetar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përshkallëzohet protesta/ Qytetarët bllokojnë hyrjen anësore të Kryeministrisë, Rama mbetet brenda godinës

Aplikimet në Akademinë e Sigurisë, Lamallari firmos urdhrin që rishikon kufirin e moshës për pranimin në Polici

94 ditë revoltë, qytetarët ironi me pankarta: Ahengu vazhdon, drejtësia kur fillon?

Qytetari i ndaluar i ikën nga duart Policisë tek ish-sheshi "Shqiponja", ia mbath me vrap në drejtim të Astirit

Dy viktima pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike në Vaun e Dejës, QKUM: Ambulanca u nis nga spitali i Shkodrës





