Përshtatën lokalit e natës për shitje droge në Himarë, arrestohen pronari dhe banakieri

Pronari i një lokali nate në zonën e Potamit dhe punonjësi i tij kanë rënë në prangat e Policisë së Himarës, pas finalizimit të operacionit të koduar “Late-night”.
Shërbimet e policisë ndërhynë me shpejtësi në ambientet e subjektit pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se në këtë lokal nate shiteshin lëndë narkotike. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë pronari 33-vjeçar i lokalit dhe banakieri 20-vjeçar. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 150 doza kokainë, 8 doza kanabis, një pistoletë sportive pa leje dhe një peshore elektronike.
Njoftimi i policisë:
"Himarë/Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Late-night”.
Zbulohet një lokal nate në plazhin e Potamit, i cili ishte përshtatur për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa. Arrestohet pronari i subjektit, i cili gjithashtu posedonte pa leje, armë sportive (pistoletë).Vihet në pranga dhe një punonjës në këtë lokal. Sekuestrohen 150 doza Kokaine, 8 doza Cannabisi, arma sportive, 2 celularë dhe 1 peshore elektronike.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, se në një lokal nate në plazhin e Potamit, shiteshin lëndë narkotike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin e koduar “Late-night”. Ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të Policisë, në ambientet e subjektit, mundësoi arrestimin në flagrancë të pronarit, shtetasit M. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë, dhe banakierit, shtetasit A. Gj., 20 vjeç, banues në Lazarat.
20-vjeçarit iu gjetën gjatë kontrollit fizik, 5 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 8 doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërkaq, gjatë kontrollit në banesën e 33-vjeçarit, u gjetën 145 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike, si dhe 1 armë sportive (pistoletë) që posedohej pa leje. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia.
Lexo edhe
AKTUALITET
Zjarri në Drenie del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Konsumoi dy lloje pesticidesh, humb jetën në Spitalin e Beratit 38-vjeçari

Shpërthen në flakë makina në aksin Dibër-Rrëshen

Skandali me ilaçet me rimbursim/ KLSH gjen 43 barna pa autorizim dhe 46 “të paimportuar”, por të hedhura në treg

Përshkallëzohet situata në Lurë/ Flakët përhapen me shpejtësi, dy helikopterë ndërhyjnë nga ajri





