Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
AKTUALITET

Përvëlohet Shqipëria, meteorologia: Temperaturat arrijnë në 42 gradë

P
Piranjat17 July 2026, 10:44 · 2 min lexim
Përvëlohet Shqipëria, meteorologia: Temperaturat arrijnë

Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në disa zona të izoluara si Elbasani, do të arrijnë deri në 42 gradë Celsius. Sipas meteorologes Tanja Porja, mëngjesi ka nisur me temperatura më të larta se një ditë më parë, duke shënuar një rritje prej rreth 2 gradësh.

“Në zonat malore temperaturat e mëngjesit variojnë nga 20 deri në 22 gradë, ndërsa në gjysmën perëndimore të vendit ato janë dukshëm më të larta. Berati e ka nisur ditën me 29-30 gradë, një vlerë shumë e lartë për orët e para të mëngjesit”, tha meteorologia.

Gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave fillimisht në veri dhe verilindje, për t'u shtrirë më pas edhe në zonat qendrore e juglindore, por pa ndikuar ndjeshëm në uljen e temperaturave.

“Temperaturat maksimale do të regjistrohen në pjesën veriore dhe qendrore të vendit. Shkodra pritet të kalojë 39 gradët, Kopliku do të shkojë mbi 41 gradë, ndërsa Lezha, Durrësi dhe Velipoja do të arrijnë rreth 39 gradë”, theksoi Porja.

Sipas saj temperaturat më të larta do të regjistorhen në Elbasan, Berat dhe Fier.

“Në Tiranë termometri do të ngjitet deri në 40 gradë Celsius, ndërsa qarku i Elbasanit pritet të regjistrojë temperaturat më të larta të ditës, shumë pranë ose deri në 42 gradë. Edhe Fieri pritet të shënojë rreth 41 gradë, ndërsa Berati do t'i afrohet 42 gradëve”./A2

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.